• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E-Albania e paralizuar/ Çfarë dihet deri tani për sulmin kibernetik

20:46 : 20/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, Teknologji

Sulmi kibernetik ndaj sistemit kompjuterik shtetëror ka nxitur një atmosferë pasigurie mbi të dhënat e qytetarëve, të depozituara në institucionet shtetërore. Për tre ditë shërbimet e E-Albania u paralizuan, ndërsa Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e përshkroi problemin si “sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare”.

Çfarë dëmesh solli sulmi kibernetik

Pasoja e parë qe paralizimi i shërbimeve për mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Aplikimet për shtrimet në spital apo marrja e dokumenteve në gjendjen civile, hipotekë, taksa, transportin rrugor, regjistrimet në ciklin e ulët arsimor etj, apo dhe pagesat online si pjesë ë mbi 1200 shërbimeve që ofronte e-Albania, ishin të pamundura të kryeshin duke krijuar dëme të parikuperueshme në procedurat me afate dhe kosto shtesë për qytetarët.

Çfarë thonë ekspertët?

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Mesazhi i piratëve që sulmuan E-Albanian dhe sistemin shtetëror të Shqipërisë është kjo tabelë që ka dalë në kompjuterat e AKSHI dhe ku shkruhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PC e prekur”

Mesazhi shoqërohet me disa numra telefoni poshtë tyre.

Më pas në një mesazh tjetër shkruhet: Pse duhet të shpenzohet taksat tona për terroristët në Durrës?”

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj tha se bëhet fjalë për një sulm që kushton shumë dhe nuk bëhet nga privatë, por nga shtete jo miqësore ndaj vendit tonë.

“Fillimisht u sulmuan sistemet online të vendit dhe më pas qytetarët morën SMS të çuditshme në celularët e tyre duke kërkuar që të reagonin ndaj qeverisë, etj. Dua të them se sulme të tilla nuk organizohen lehtë. Janë sulme të mirëpaguara, të miraorganizuara dhe të mirëkoordinuara”, tha Semanaj duke shënjestruar shtete jo mike të Shqipërisë.

Eksperti i IT Gent Progni tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomëare është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa here” u shpreh ai.

Cili ishte qëllimi i sulmit?

Kryeministri Rama përgënjeshtroi një lajm të Top Channel, sipas të cilit qëllimi i sulmit kibernetik ishte një gjobë prej 30 milion eurosh.

“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme” shkruajti Rama. Sipas tij, pas hakerave “qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba”.

Pas kësaj, televizioni ndryshoi titullin e lajmit ekskluziv në faqen online, duke lënë gjithsesi dyshimet për gjobën 30 milion euro.

Kryeministri nuk specifikoi asgjë në lidhje me shtetin, që qëndron pas këtij sulmi, por sipas një deduksioni të thjeshtë, dy janë shtetet që dyshohet se janë përfshirë në këtë sulm kibernetik.

Së pari është Irani që e ka shënjestruar Shqipërinë për shkak të strehimit të muxhahedinëve të MEK. Pak ditë më parë në media u raportua për disa agjentë të shërbimit sekret Iranian që janë lokalizuar në Shqipëri dhe që mbajnë nën vëzhdim kampin e muxhahedinëve.

Së dyti, Rusia. Shqipëria është angazhuar konkretisht duke furnizuar me armatime Ukrainën, ashtu si shumë vende të NATO-s. Në anën tjetër, Rusia ka raportuar se në frontin e luftës janë përfshirë mercenarë shqiptarë.

Kush punoi kundër sulmit kibernetik

Kundër këtij sulmi ka punuar ekipi i Microsoft dhe ekipi i Jones Group International, që është kompania amerikane e kontraktuar pak kohë më parë për sigurinë kibernetike.

Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones, që u kontraktua nga qeveria pikërisht për të përballuar sulme të tilla kibernetike. Pas lidhjes së kontratës, u tha se kjo kompani ofronte siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.
Po sipas kryeministrit, në mbrojtjen e të dhënave shtetërore të Shqipërisë u përfshinë edhe ekspertë të NATO-s.

A ka përfunduar këtu?

Pas katër ditësh janë të pakta shërbimet e E-Albania që nuk janë rikthyer të funksionojnë. Por një burim nga administrata shtetërore tha për Lapsi.al se pas rikthimit të punës në normalitet është vënë re se një pjesë e memories së kompjuterave që përmbante dokumenta nuk është rikthyer më.
Sipas të njëjtit burim, fshirja e dokumentave nuk është bërë sipas një rendi të caktuar, apo sipas një kriteri të caktuar, por në disa institucione është vënë re mungesa e dokumentave, edhe të parëndësishëm.

Në anën tjetër në celularët e disa qytetarëve janë shpërndarë mesazhe që çuditshme ku kërkohej sulm kundër qeverisë. Duket se e gjithë ka qenë pjesë e të njëjtit skenar, një sulm kibernetik i paprecedent, që shton pasigurinë kibernetike në vendin tonë./Lapsi.al

Etiketa: e-albaniaqeveriasulmi kibernetik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
Para

Zbulohet identiteti i trupit të pajetë në Vlorë (EMRI+FOTO)

TË GJITHA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com