Tjetër vatër zjarri në Lezhë. Sipas raportimeve, zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar mes Lezhës dhe Rubikut.
Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme pyjore pranë Urës së Zogu, teksa për shkak të terrenit, ndërhyrja është thuajse e pamundur.
Ndërkaq, një zjarr i madh është ndezur edhe në fshatin Berzanë, ku po digjen pyje dhe shkurre. Erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakeve.