• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Sulmi ndaj e-albania/ Karamuço: Janë dy grupe të fuqishme hackerash, ja çfarë dyshoj

13:09 : 18/07/2022
në Lajmet e Dites

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për sulmet më të fundit kibernetike ndaj faqeve qeveritare, që çuan ndër të tjera edhe në mbylljen e e-albania.

I ftuar në “Abc News, Karamuço tha se sulmet mund të jenë kryer nga grupe hackerash iranianë.

Sipas tij, sulmet mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri, teksa shtoi se vendi ynë në mediat e Iranit është cilësuar si një vend jo mik.

 “Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme, “Blac Shadow” dhe “Deus” mund të kenë sulmuar sistemet tona të mbrojtjes teknologjike.

81% e sulmeve kibernetike kanë të bëjnë me gjobëvënie virtuale. Nuk hyn dot në ato informacione pa nëse nuk jep gjobën. Në rastin shqiptar jam në dilemë, por “Black Shadow” dhe “Deus” janë edhe për gjobëvënie dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj vendeve armike.

Qeveria ka bërë mirë që i ka bërë shut down sistemit, ndryshe nuk do ekzistonte më. Qeveria duhet të marrë masa, të paguajë më mirë personat që merren me këtë. Është shumë e nevojshme qendra e mbrojtes kibernetike. Nuk bën një burim sulmin, janë të koordinuara mes hackerave dhe qeverive të vendeve jo mike. Do ketë sulme të intensifukuara”, tha ai.

Lexo edhe:

Skandali me shefat e policisë rrugore, Karamuço: Ja çfarë ka firmosur Roven Zeka

Pajisjet misterioze në Sazan/ Meçollari: Ja pse përdoreshin! Pse për 3 vjet nuk nisi asnjë hetim?

Lidhur me kalimin e shërbimeve online, Karamuço tha se duheshin përgatitje paraprake.

“Kërkonte si parapërgatitje për këto lloj skenarësh. Është bërë një marrëveshje për mbrojtjen kobernetike, por nuk është mjaftueshëm. Duhet të ketë ekspertë të mirëfilltë dhe bërthamë specialistësh shqiptarë. I kemi, por të keqtrajtuar dhe të keqpaguar”, u shpreh Karamuço.

Marrja nën hetim e shtetasve iranianë

SPAK urdhëroi  kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente zyrash në kryeqytet që janë marrë me qira nga shtetas iranianë me dyshimin se kanë siguruar informacion në vendin tonë për t’iu shërbyer autoriteteve iraniane. Hetimet e nisura dy vite më parë pas arrestimit të Bijan Poolagrad, kanë ndihmuar hetuesit për të zbuluar personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Pas arrestimit të Poolagrad, që është marrë edhe i pandehur për veprime me qëllime terroriste dhe organizatë kriminale nga SPAK, janë identifikuar edhe 20 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Në celularin e Poolagrad janë gjetur komunikime me personat të tjerë me të cilët ai bashkëpunonte.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI. Këtij të fundit iu kontrollua edhe zyra e shoqatës “ASILA” që ndodhet pranë shkollës “Gjon Buzuku” në kryeqytet si dhe apartamenti ku ai jeton me qira. Përveç, kontrolleve në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë që dyshohet se janë infiltruar nga regjimi i RAISIT në Iran.

 

Etiketa: Ervin Karamucosulmet kibernetike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me shefat e policisë rrugore, Karamuço: Ja çfarë ka firmosur Roven Zeka

21:36 : 19/04/2025
AKTUALITET

Pajisjet misterioze në Sazan/ Meçollari: Ja pse përdoreshin! Pse për 3 vjet nuk nisi asnjë hetim?

16:53 : 12/03/2025
AKTUALITET

Karamuço: Priten masa të tjera nga SPAK ndaj funksionarëve të lartë, dosjet drejt fundit

20:50 : 19/02/2025
AKTUALITET

Deklarata e fortë: Një nga autorët mbeti viktimë në masakrën e Dobraçit

08:54 : 24/01/2025
AKTUALITET

Karamuço: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix

20:54 : 04/12/2024
AKTUALITET

Karamuço: Thyerja e MATRIX do shkaktojë tërmet në Shqipëri! Do zbulohen ngjarje të tmerrshme

21:48 : 03/12/2024
Para

Sulmi kibernetik/ Kadastra ndërpret aplikimet online

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com