• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët/ PD kallëzim në SPAK për “Ave Consulting”: E lidhur me Veliajn

11:29 : 15/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka njoftuar depozitimin e një kallëzimi të ri për çështjen e inceneratorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Deputeti Belind Këllçi, në një dalje për mediat nga selia blu, ka treguar dokumente që sipas tij provojnë shkeljen e ligjit nga kompania “Ave Consulting”. Kompania në fjalë, që siç u shpreh deputeti ka marrë punë të shumta publike nga bashkia e Tiranës, ka shkelur ligjin duke miratuar fatura fiktive.

“…ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet ‘Ave Consulting’”, theksoi Këlliçi këtë të Premte në një deklaratë nga selia blu.

Ai tha se firma ka lidhje të ngushta me kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliajn dhe përmendi kontratat e lidhura me bashkinë e Tiranës.

Këçili i bëri apel SPAK-ut të hetojë mbi “aferën e inceneratorëve” dhe shprehu bindjen se nëse hetimet janë të plotë, pas hekurave shkojnë kryebashkiaku i Tiraës Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe:

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

Këllici: Shkeljet e “Ave Consulting”

“…Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet ‘Ave Consulting’.

Sot po publikojmë dy dokumenta autentike. E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.

Pra, të nderuar qytetarë duhet të kuptoni se është pikërisht kjo kompani, ‘Ave Consulting’, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional”, tha Këlliçi.

Lidhja me Veliajn

Ai shtoi se “Ave Consulting” është një emër që shumica prej jush nuk e ka dëgjuar kurrë. “Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, me siguri një presta nome i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj”, tha deputeti.

“Njëlloj si ne rastin e inceneratoreve, me të tjerë prestanome, famëkëqinj dhe ata tashmë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Por, afera e re as nuk fillon këtu dhe as mbaron këtu. ‘Ave Consulting’ është kompania që ka certifikuar edhe projekte te tjera te zhurmshme në Tiranë, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re. Te gjitha këto akuza, faktohen përmes Kontratës së sponsorizimit me nr. 3625/2 Prot, datë 25.05.2018 mes “Ave Consulting” shpk dhe ARRSH si dhe Kontratës me nr.42516/16 prot, datë 19.12.2019, lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe një bashkimi operatorësh konsulentë, mes tyre dhe “Ave Consulting” shpk”, tha ai.

“Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit ‘Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja’, për llogari të një kompanie private, përfituese tek projekti i ‘Unazës se Re’.

Sa për ilustrim të asaj se ‘Ave Consulting’ nuk është marrë për ekspertizën e thellë, por për lidhjet politike në projektin e Unazës, ja edhe një fakt tjetër: Kompania nuk ka në organikë asnjë inxhinier gjeodet. Një profesionist i tillë nevojitet për studimin topografik të veprës. Për të mos i lënë shkas zhvendosjeve të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit.

Një nga dhjetëra viktimat e kësaj afere është dhe familja 23 anëtarëshe e Haxhi Billes. Së cilës, edhe pse iu komunikua nga ARRSH se shtëpia e tyre nuk do te prishej, ata janë sot të pastrehë.

Partia Demokratike bën publike këto fakte sot, duke skicuar gjurmën e rëndë të vjedhjes dhe korrupsionit në të gjitha projektet e mëdha të Tiranës.

Habi e madhe qëndron në faktin se firma apo “dora” e kryebashkiakut, gjendet në shkresat, ku konsultat dhe supervizimet i jepen kësaj kompanie.

Fakti 650 mijë eurosh, që e lidh edhe me inceneratorët e Klodian Zotos e Mirel Mertirit, është vetëm ‘gozhda e fundit’ në murin ku janë varur portretet e hajdutëve serialë të Bashkisë dhe Qeverisë”, shtoi ai.

Apeli për SPAK

Partia Demokratike i kërkon SPAK “të lëvizë”.

“Të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë, kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur. Thirrja jonë për SPAK është: mos u bëni miratues të heshtur të të gjithë të zezave që u kalojnë para hundës!  E nëse serish nuk keni ekspertizën e duhur për këto fakte që parashtruam, mjafton të thërrisni pronarin e “Ave Consulting” dhe ta pyesni se si dhe përse i miratoi këto investime dhe fatura fiktive.  Te gjitha informacionet e mësipërme dhe kontratat e publikuara, do t’i depozitojmë e do të vëmë në dijeni SPAK, në mënyrë që t’i ndihmojmë në zbardhjen e kësaj afere. E nëse SPAK e ka me të vërtetë dhe i shkon deri në fund aferës së inceneratorëve dhe inceneratorit të Tiranës, atëherë përpara drejtësisë do të shihni Edi Ramën dhe Erion Veliajn të cilët do të përfundonin në burg”, përfundoi deputeti.

Etiketa: inceneratorePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
Para

Beatrix thumbon Donaldin: Nuk e kam treguar anën time të historisë, po shpëtoj jetë

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom