• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale në 3 pika

21:45 : 14/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Artan Hoxha

Pas dy vitesh Qeveria Rilindëse rihodhi në treg, me pak ndryshime, projektin e ligjit për “Amnistinë Fiskale”. Për defektet e rënda të projektit të vitit 2020 kam shkruar dy artikuj në Syri.net. Të njejtat defekte thelbësore vijojnë edhe në projektin e ri.

Që të diskutohen pro-të dhe kundra-t për amnistinë fiskale hapi i parë i domosdoshëm është ai që amnistia fiskale të jetë pastërisht fiskale, asgjë tjetër veç kësaj. Për ta bërë të këtillë mjafton të kthehen në gjuhe ligjore tre pika thelbësore.

Pika 1: Përcaktohen shprehimisht veprat penale me natyrë strikt fiskale, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal, të cilat, me kushtin që paguhet taksa e faljes sipas pikës 3, nuk ndiqen e nuk dënohen penalisht. Për të shmangur çdo keqkuptim mund të cilësohet edhe që çdo vepër tjetër penale, që nuk është kryer në shërbim të kryesjes së të parave që falen, nuk falet.

Pika 2: Produket e drejtpërdrejta të krijuara nga kryerja e veprave penale që falen sipas nenit 1, thënë ndryshe vlera fiskale e papaguar sipas ligjeve përkatëse fiskale, me kushtin që paguhet taksa e faljes sipas pikës 3, falet si detyrim ndaj shtetit apo bashkive. Transformimi i kësaj vlere në forma të ndryshme pasurore përmes qarkullimit ekonomik, përfitimet e mëpasme prej saj së bashku me bazën fiskale – të ardhurat, pasuritë apo flukset monetare të mallrave a shërbimeve mbi të cilat do të ishin përllogaritur detyrimet fiskale të papaguara, legalizohen e gëzohen lirisht nga subjekti, person fizik apo juridik. Afërmendësh që këto përfitime për detyrimet e papaguara dhe pasuritë e lidhura aq më shumë vlejnë edhe për rastet e shkeljeve fiskale me natyre administrative e që nuk përbëjnë shkelje penale.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

Pika 3: Të drejtat në pikën 1 dhe 2 fitohen kundrejt pagesës së taksës së faljes që shprehet në përqindje ndërsa vlera e përbashkët e pasurive apo flukseve që kërkohen të legalizohen, në të gjitha format e tyre, përcaktohet si pjestim i shumës konkrete që paguan subjekti përfitues me përqindjen e taksës së faljes. Këto pasuri/flukse, përbërë nga pjesa që ka qarkulluar edhe më parë civilisht dhe nga pjesa që hidhet në qarkullim rishtas, të dyja së bashku, duhet të tregohen se ekzistojnë konkretisht, në ato forma e vlera përkatëse që janë në momentin e deklarimit, për të evituar kështu deklarimin e fryrë artificialisht si “evazionin paradhënie”.

Projekti i Qeverisë e plotëson pikën 1 më sipër në parim por jo me citim konkret të veprave penale fiskale që falen bashkë me nenet përkatëse të Kodit Penal. Në lidhje me piken 2, projekti i Qeverisë jep mundësi që të legalizohen produktet/pasuritë që vijnë nga një mori veprash penale ordinere si vjedhje, mashtrime, falsifikime, kondrabandime, etj, pasi këto pasuri si dhe subjektet që i kanë kryer këto vepra nuk janë përjashtuar nga përfitimi amnistues fiskal (përjashtohen nga përfitimi amnistues penal) siç janë përjashtuar shprehimisht nga ky projekt, në disa nene të tij, pasuritë dhe/ose subjektet lidhur me veprat penale të rënda si krimi i organizuar, trafikimi, droga, korrupsioni, terrorizmi etj. Për sa i përket pikës 3, ndonëse projekti i Qeverisë trajton shume aspekte, përsëri ka nevojë për qartësime e plotësime.

Për rrjedhoje, projekti i Qeverisë nuk është thjeshtë e vetëm amnisti fiskale por, më së pari, është legalizim i produkteve me origjinë kriminale ordinere e, si i këtillë, inkurajon e trimëron edhe ato me origjinë kriminale jo-ordinere. Gjithashtu ky projekt, nëse miratohet kështu, shkel rëndë të drejtat e palëve të treta pasi legalizon pasurinë e marrë me vjedhje, grabitje a mashtrim, në favor të hajdutit, grabitësit a mashtruesit, e në dëm të atij që ia kanë vjedhur, pa kompensimin adekuat të të dëmtuarit. Antikushtetueshmëri e qartë, ekstreme.

Pa e riparuar projektin nga ky difekt i rëndë nuk ia vlen fare të merresh me pjesën tjetër të tij, pjesë që në vetvete ka nevojë për shume riparime gjithashtu.

Amnistia fiskale e mirëpeshuar duhet. Amnistia kriminale jo, e kamufluar si fiskale, jo e jo.

Etiketa: amnistia fiskaleartan hoxhaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

Hoxha: Shqipërisë i duhet një goditje tektonike nga SHBA për një efekt konkret

22:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ben Qimja ndihmoi Zegjinenë”/ Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan, Policia në fushatë

21:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Farsën e paralajmëruam”/ Noka: PS-së sot në Parlament, sikur i kishte rënë mortja

21:36 : 29/05/2025
AKTUALITET

Si ta zbulosh një kripto Ramist

20:37 : 29/05/2025
Para

Zheji: Në PD shihet vetëm Berisha, por nuk mjafton për opozitarizmin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com