• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Rrezik për pastrim parash

15:31 : 13/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një deklaratë zyrtare thotë se vëren shqetësime serioze mbi draft-ligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pse akti i ri ka disa ndryshime nga iniciativa e mëparshme e qeverisë e ndërmarrë në vitin 2020, këto ndryshime nuk janë aq thelbësore për të ndryshuar rreziqet e ngritura prej saj dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si FMN-ja dhe Komisioni Evropian.

Për këtë arsye, qëndrimi i Dhomës Amerikane, bazuar në opinionin teknik të ekspertëve të Komiteteve është si më poshtë:

Dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia.

Zbatimi i amnistisë do të sjellë konkurrencë të pandershme, duke favorizuar individë me aktivitete të shkuara të paligjshme, nëpërmjet tre situatave të ndryshme:

Lexo edhe:

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, DHAT adreson problematikat e sezonit turistik

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek Rama

Shmangia e pasojave të sistemit gjyqësor;

Investimi i fondeve nëpërmjet kanaleve jo të ligjshme në ekonominë formale;

Pagesa e një norme tatimore më të ulët (5-10%) në krahasim me ato të përfshira në aktivitete të ligjshme, e cila aktualisht qëndron në një normë totale 32%.

Për rrjedhojë, këto situata do të ulin pajtueshmërinë tatimore në Shqipëri në të ardhmen.

Pozicioni i Shqipërisë në programet e monitorimit ndërkombëtar mbi parandalimin dhe pastrimin e parave do të përkeqësohet. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në listën gri të pastrimit dhe parandalimit të parave nga Moneyval, zbatimi i kësaj amnistie në këto momente kur Shqipëria ende po punon për rritjen dhe forcimin e strukturave monitoruese do të sjellë një stuhi të ekonomisë informale.

“Shqetësimi ynë kryesor është se miratimi i këtij projektligji do të rrezikonte pozitën zyrtare të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke rrezikuar procesin e anëtarësimit në BE.

Prandaj, nëse ky draft nuk merr mbështetjen publike të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë garanci publike nga organizatat monitoruese si Moneyval, FMN etj, Dhoma gjykon se kjo iniciativë do të jetë një hap në drejtim të gabuar, gjë që do të dëmtonte reputacionin e vendit për të bërë biznes me partnerët ndërkombëtarë dhe do të ulte mundësinë për të tërhequr investime të huaja në vend”, thuhet në deklaratë.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme. /Monitor/

Etiketa: amnistia fiskaleDhoma Amerikane e Tregtisërrezik per pastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, DHAT adreson problematikat e sezonit turistik

12:09 : 10/07/2025
AKTUALITET

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek Rama

18:35 : 10/07/2024
AKTUALITET

BIRN: BE kërkon parlament funksional, Spiropali i drejtohet opozitës me “qengja”

14:22 : 15/01/2024
AKTUALITET

Presioni i BE, Rama tërhiqet nga amnistia fiskale. Çfarë pritet të ndodhë…

23:30 : 15/10/2023
AKTUALITET

Dy nismat e Edi Ramës, KE kundër ‘pasaportave të arta’ dhe ‘amnistisë fiskale’

16:22 : 31/07/2023
AKTUALITET

Nga amnistia fiskale te liria e mediave, kritikat e PE për Shqipërinë

20:57 : 12/07/2023
Para

Oliver Varhelyi vjen nesër në Shqipëri

TË GJITHA

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com