Mbrëmjen e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë kryesinë e saj.
Lajmi është dhënë nga këshilltari i Ilir Metës ku njofton se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e LSI-së.
Mbrëmjen e djeshme, Meta ishte i ftuar i Edi Ramës në restorantin në ambientet e kryeministrisë. Darka mes tyre ka zgjatur disa orë, ndërsa nuk ka asnjë informacion se çfarë është diskutuar, por vetëm disa aludime mediatike.