• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Surrat dreq’, gruaja përplaset live me burrin për lekët e dhëna borxh

19:04 : 10/07/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Një çift që ka jetuar prej vitesh në emigracion është përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit për të ndërmjetësuar konfliktin e vjetër që ka prishur marrëdhënien e tyre.

Flutura nga ka kërkuar të ballafaqohet me bashkëshortin, Veladinin, i cili sipas saj i ka dhënë shokëve kursimet e jetës në emigrim.

Behet fjalë për një shumë prej 17 milionë lekësh të vjetra, të cilat çifti i kishte kursyer, por sipas saj problemi ka lindur në momentin që kjo e fundit është vënë në dijeni se paratë nuk janë më në llogari, por u janë dhënë hua miqve të burrit.

Problem sipas saj është bërë fakti se miqtë nuk i kanë kthyer më parë, ndërkohë që i kanë dhënë një pronë, e cila më vonë rezultoi të jetë me dokumente të falsifikuara.

“Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat. Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja…”, tha ajo gjate emisionit.

Lexo edhe:

Gjirokastër/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

Sipas Veladinit: “Ky Tomor Luca, kishte supermarket të madh në Cërrik dhe binte ushqime te plaku im, që kishte dyqan e furnizonte. Plaku i dha lekë se i tha ky në 10 milionë unë jap 1 milion. U gënjeva dhe unë me fajde i dhash dhe unë lekë. Kaluan vite, plaku ja mori se bëri shtëpi kurse mua nuk mi dha, më dha 2-3 muaj pastaj ra piramidë, iku në Greqi, Itali mbetën lekët. Kam që në 2006 më mashtron”.

Sipas Fluturës, Veladini tani përveç lekëve që ka dhënë është futur dhe në borxhe. Gjatë përballjes janë shkëmbyer fjalë të rënda, ndërkohë që Flutura ka humbur ndjenjat kur publiku I ka dhënë të drejtë asaj.

REPLIKAT GJATE EMISIONIT

Eni Çobani: Sërish është familja në qendër të ndërmjetësimit, sepse po nuk u rregullua familja hallkat e tjera të shoqërisë do të lëngojnë. Kështu që vëmendje në marrëdhëniet tona të brendshme, familjare të cilat prodhojnë paqe, dashuri, mirësi e cila më pas të shpërndahet në shoqëri…

Gjithë kursimet e jetës bashkëshorti ua ka dhënë si borxh shokëve. Çfarë ka ndodhur?

Flutura: Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat.

Veladin: Agim Komici është nga Qukës, Librazhdi, dhëndër në Elbasan edhe kishim vajtje-hyrje kaq vjet…

Flutura: Po të mashtroi re të mashtroi, ja tek i ke copat e letrës…

Veladin: Pusho të mbaroj o dreq, merr vesh… Më tha kam tokë, më jep mua 500m…

Eni Çobani: Kështu e thërret gjithmonë zonjën, me këtë fjalor 30 vjet?

Flutura: Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja…

Eni Çobani: I ke dhënë Lekët apo jo? Ka punuar 15 vite kjo zonja dhe e di unë se çfarë pune ka bërë.

Veladin: Ka punuar 15 ajo, unë 25 vite në Greqi.

Eni Çobani: Shumë mirë ke bërë, po pse i jep shokëve?

Flutura: Ke punuar për shokët, nuk ke punuar për familjen tënde.

Veladin: Më dha një copë toke në Elbasan dhe i dhash lekët. Ai më gënjeu, ku e dija unë.

Eni Çobani: Çfarë bën në Greqi ti, pse nuk e merr gruan me vete?

Veladin: Ishte ajo në Greqi, si bën ajo më mirë pa grua se me grua…

***

Eni Çobani: Ke një letër dore ku ti ke dhënë 17 milionë lekë të vjetra me këtë letër. Përse i jepje këto lekë ti se nuk na the përse i ke dhënë?

Veladin: Ky Tomor Luca, kishte supermarket të madh në Cërrik dhe binte ushqime te plaku im, që kishte dyqan e furnizonte. Plaku i dha lekë se i tha ky në 10 milionë unë jap 1 milion. U gënjeva dhe unë me fajde i dhash dhe unë lekë. Kaluan vite, plaku ja mori se bëri shtëpi kurse mua nuk mi dha, më dha 2-3 muaj pastaj ra piramidë, iku në Greqi, Itali mbetën lekët. Kam që në 2006 më mashtron.

Flutura: Ke borxhe 5 mln, me ça do i lash ato borxhet?

Eni Çobani: Pra sot Tomori ty të ka 12 milionë e 250 mijë lekë të vjetra. Kur do t’i sjelli? Të fundit t’i ka dhënë në 2018-ën, pra ke 4 vite.

Veladin: Vetëm më gënjen…

Flutura: Ka borxhe moj zonja Eni, 5 milionë, jemi mbushur…

Eni Çobani: Po borxhet e tua kush i lanë? Flutura tani?

Veladin: Borxhet unë do t’i lajë, po pres…

Eni Çobani: Kemi një tokë…

Flutura: Nuk kishte lekë t’i jepte më dhe e gënjyen me një copë tokë.

Eni Çobani: Po ku është toka?

Flutura: Tek varrezat e Elbasanit, toka është e imja, e kam paguar unë, e shfrytëzon një tjetër dhe ai i merr qiranë. Fajin e ka Flutura, ça faji kam unë? Është djersa ime.

Eni Çobani: Ti tani qenke mbytur, i ke dhënë lekë këtyre njerëzve, tokë nuk ke marrë, letra nuk ke, shan Fluturën.

Veldani: I besova…

Eni Çobani: Po tani të gjithë ju burrat që vini këtu ‘i besova’, sy në ballë keni. Herën e parë me Tomorin je gënjyer se more lekë me fajde si babai, ai ra piramidë e ke bërë me dashje. Kur jep lekët bëje me dokument, lexoje mirë dhe firmën e zonjës ku e ke tek lekët.

Flutura: Nuk më jepte asnjë lekë më thoshte pse të ndarë jemi ne? I mbante vetë, kushedi sa lekë.

Eni Çobani: Lekë ke ti me vete?

Flutura: Nuk kam zonja Eni asnjë. Ai më bëri kështu më sëmuri, më futi kancerin, më stresoi… Të ishin ata këtu jo unë…

Veladin: Ik qërohu, surrat dreq…

Flutura: As kam ndërmend të kthehem tek ty, kam 3 yjet e mi, dua lekët t’i shoh dhe të vdes rehat se të mashtruan, vajzës nuk i dhe…

Veldain: Do vdesësh mos ki merak…

Eni Çobani: Dy bashkëshortët Flutura dhe Veladin, vijnë nga Cërriku. Flutura në një martesë gati 30 vjeçare me Veladinin, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, puna e saj në Greqi për vite me radhë nuk është respektuar dhe gjithë paraja është mbajtur nga kryefamiljari dhe më pas është dhënë në mënyra joligjore personave të tretë. Mes tyre është edhe z.Tomor Luta, sipas dokumentit që kam në dorë dhe Agim Tomici, ata janë të ftuar kur dëshirojnë për t’i dalë përballë zotërinjëve nëse gjërat nuk janë të vërteta apo i janë cënuar, por besoj se janë të vërteta. Flasim për 20 milionë lekë që për familjen është një shumë e konsiderueshme dhe keni vite që ju e vuani këtë problematikë.

Ju i pari, z.Veladin duhet të merrnit përgjegjësinë, por shoh që edhe sot në këto momente që Flutura është shumë e acaruar përpos edhe fjalorit të përdorur jo shumë normal në një media. Unë i kërkoj ndjesë gjithë publikut edhe për fjalët e përdorura, por sigurisht që problemi është shumë i rëndë. Dua të kuptoj pak konceptin tuaj si një burrë shqiptar faktin që ju i drejtoheni gruas me fjalë aspak normale, ju bëra një pyetje e doni Fluturën? Keni bërë 3 fëmijë me të. E akuzuat që ti nga Gramshi nuk ke prurë gjë, një qytet i nderuar që ka vajza e burra shumë të mirë. Çfarë pretendonit të sillte nga Gramshi zonja përveç vetes? Toka, shtëpi? Në vitin 89-të jeni martuar, jemi në vitin 2022 dhe ju i drejtoheni sikur nuk e njihni fare..

Flutura: Si skllave…

Etiketa: burrigruajaleket borxh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjirokastër/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici

12:59 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
BOTA

Burri qëllon veten me armë në një qendër tregtare, plagoset edhe një vajzë

08:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Më ndihmoni, Keli më qëlloi në kokë”/ Vrasja e Altin Arapajt, dëshmitë e plota: Arma ishte e viktimës

09:20 : 28/05/2025
AKTUALITET

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

15:17 : 24/05/2025
AKTUALITET

Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

14:38 : 24/05/2025
Para
Zafir Berisha

Kush po tenton të përçajë shqiptarët?

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com