• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Pjesëmarrje e konsiderueshme në protestën e opozitës, asnjë incident

08:50 : 08/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Protestë e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit.

Nga Deutsche Welle

Mbështetës të opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri, zhvilluan mbrëmjen e të enjtes, (07.07) një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, të publikuara në të përditshmet e kryeqytetit, ku ditët e fundit kryeson ai inceneratorëve

Opozita e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit. Në Strukturën e Posaçe Anti-Korrupsion, (SPAK) opozita ka bërë denoncime të shumta, sidomos për marrëveshje korruptive koncesionare të nënshkruara nga qeveria. Shqipëria po përjeton rrritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë ekonomikisht.

Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall „persona non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Lexo edhe:

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Në protestë mori pjesë edhe Partia „Lëvizja Socialiste për Integrim”, që për nga elektorati zë vendin e tretë në Shqipëri, pas dy partive të mëdha kundërshtare, PS dhe PD, që në 30 vitet postkomuniste kanë bërë rotacionin e pushtetit.  Në një podium që kishte në sfond parullën ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?” oratorët morën fjalën para disa mijëra protestueve. Ata u fokusuan tek korrupsioni, keq-qeverisja, niveli i rritur i varfërisë dhe  largimi nga Shqipëria drejt vendeve të BE, SHBA apo Kanadasë, i rinisë dhe qytetarëve të kualifikuar në profesione të ndryshme.

Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa „Rama të mos jetë më kryeministër.” “Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje që të ndaloni hajdutët dhe të largoheni. Shqipëria është në rrezik, sepse e ardhmja e saj është në rrezik. Një komb që lind, rrit fëmijë për t’u bërë emigrantë, është një komb pa rini, pa të ardhme. Rama dhe politikat që ai ka ndjekur kanë sjellë largimin e 540 mijë shqiptarëve nga vendi në pesë vjet”, theksoi Berisha para protestuesve.

Protestë paqësore, pa asnjë incident

Protesta e mbrëmshme e opozitës është e para pas asaj për zgjedhjet parlamentare 2021, ku pati një pjesëmarje të konsiderueshme protestuesish. Ajo u mbyll pa asnjë incident. Në prag të fillimit të saj ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi protesën “një të drejtë të gjithë qytetarëve”.

“Me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, theksoi ajo pas një aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit than137 për DW se për të ruajtur rendin gjatë protestës u angazhuan rreth 1200 forca policore.

Dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë të cilës ishte vendosur podiumi ishin të blinduara për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm. Protesta e mbrëmshme është e para që ish-kryeministri Berisha organizon pas rimarrjes prej tij të drejtimit të “Grupit të Rithemelimit ” të PD, në krye të të cilit ai erdhi me zotimin që do ta rikthejë PD në pushtet. Partia Demokratike ende mbetet e përçarë keqazi, e ndarë në dy grupe kundërshtare. Megjithë pjesëmarrjen e konsiderueshme mbështetësit e grupimit kundërshtar, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD, nuk morën pjesë në protestë.

Etiketa: DWproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Romeo Veshaj konfirmon "padashje" ribashkimin e Bora Zemanit me Donaldin

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom