Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Saburtalo dhe Partizanit, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Vendasit kanë pasur kontrollin e topit në pjesën më të madhe të sfidës por që duhet thënë rastet e pastra për shënim kanë munguar.
Në minutën e 16-të, vendasit ekzekutojnë një goditje këndi me skemë duke çuar topin te Tabatadze i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Teqjes.
Në minutën e 31-të,Rrapaj humb topin në mesfushë dhe i jep mundësinë vendasve të kundërsulmojnë me Guliashvili. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Belica jashtë katërkëndorit.
Ndërkohë Partizani mundohet të përgjigjet në minutën e 37-të Skukën. Murataj nga e majta harkon në mënyrë perfektë për sulmuesin i cili gjuan me kokë, por kalon topin pak mbi traversën e portës së vendasve.
Rasti më i rrezikshën në pjesën e parë i takon skuadrës gjeorgjiane teksa Hadroj shpëton portën e Partizanit në një moment të vështirë. Goçoleishvili kalon topin mbi mbrojtjen duke tentuar që të dërgojë sferën në të majtë për Sikharulidzen. Ndërhyrja e mbrojtësit të Partizanit dërgon sferën jashtë katërkëndorit.















