• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Ja cili është shënimi i fundit i shkrimtarit Dritëro Agolli (FOTO)

08:16 : 21/02/2017
në KULTURE

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka ndarë në një postim prekës në “Facebook” momentet e fundit të shkrimtarit.

Elona Agolli ka përshkruar gjestet e fundit të të atit teksa i dorëzohej vdekjes në pavijon. Ajo thotë se Dritëroi kur u përmend, ndoshta për herë të fundit, kërkoi një letër dhe stilolaps për të shkruar diçka. Këtë letër ajo e ka shpërndarë në “Facebook” së bashku me momentet e fundit me të atin.

Shenimi-i-fundit

POSTIMI

Përsiatje

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Atë ditë që shpresat e mjekëve për të hequr ato tuba që drejtonin frymëmarrjen e babit u bënë të mëdhaja , pasi ai po përpiqej vetë të frymëmerrte ,edhe gëzimi ynë ishte i madh. Pas orëve të zgjatura në gjendje gjumi , babi hapi sytë e po na vështronte . Edhe ai po e ndjente që po dilte nga një gjumë i rëndë e rraskapitës; rraskapitës pasi tubat e tërë ato pajisje dukej që e bezdisnin fort. Shihte sytë e Sadijes dhe kokat tona e kërkonte të fliste, të komunikonte. Ne i thonim e bënim me shenja që të mos lëvizte shumë e të kishte pak durim , pasi për pak do i hiqte ato tuba e do fliste si të donte . Atëherë ai bëri me shenjë që donte stilolaps e letër që të shkruante .

I sollën një fletë letre e një dosje të kuqe ku të mbështeste letrën.Me dorën që i dridhej nisi të shkruante,por ah sa dhimbje : Koka e mbështetur në atë krevat reanimacioni, dhimbjet e trupit dhe te shpirtit, tërë ato tubacione të formave e dimensioneve të ndryshme, gypa në fyt, anash qafës disa si fije të holla që nuk kuptoheshin çfarë funksioni kishin , një mishmash pajisjesh . E jo vetëm aq ; në një sallë gjigande , pranë e pranë të ngjashmish , vuajtës e bashkëvuajtës, me shpresa e të pashpresë, me fytyra të zbehta e ngjyrë hiri, në mosha të reja por edhe në mosha të thyera( paçka se mosha pak rëndësi ka në atë pavion që për mua trishtueshëm thënë ishte pavioni i vdekjes , pasi aty qava kujshëm të shenjtin e të shtrenjtin tim , aty ndjeva duart e ftohta akull, aty pashë ngjyrën e të mosqënit në jetë, atë ngjyrë që askurrherë nuk e kisha çuar nëpër mend për të bukurin Atin tim), në atë sallë pra , ishte e pamundur që dora të shkiste e të formonte shkronja, fjalë, fraza.

E megjithatë disa iniciale , E, A, një grupim inicialesh , vështirë të kuptueshme, babushi im arriti t’i bënte.Gjithsecili nga ne ëndërronte që ato të ishin shkruar për çdonjërin: Mami thoshte që ja, Dritëroi nuk më pa që isha aty e donte të shkruante: Ku është Sadija ?

E ndoshta kishte të drejtë . Edhe infermieret shpreheshin që Dritëroi thërret veçse Sadijen kur zgjohet .

Tani ,sigurisht mendonte që Dritëroi donte të shkruante për Tanin , amanetet e tij .

Dhe unë po ashtu mendoja vetmevete: Ja , babushin e ka marrë malli për mua, donte të shkruante diçka për vajzën e tij dhe bijën e çmuar të tij .

Ende dhe sot ditën që shkruaj nuk e kam zbërthyer dot atë tog hieroglifesh , të fundmet kompozime gërmash të shkruara nga dora e bukur e atit tim( duart e babit janë vërtet të pakrahasueshme në bukurinë e tyre, të holla e elegante , gishtërinj të gjatë e të drejtë, lekurëlëmuar derisa mbylli sytë, pëllëmbë e bukur e në dimensione çuditërisht shumë harmonike në tërësinë e dorës).

E megjithatë ai shkroi; një dëshirë ndoshta e pashprehur dot me fjalë, një amanet a testament qoftë.

Ai la përsëri gjurmën e bojës në letër si amaneti më fisnik i vazhdimit të mbajtjes gjallë të veprës së tij, botimit të dorëshkrimeve , botimit e ribotimit të veprave të tij ,botimit të pathënave që sa ishte në jetë hezitoi t’i përshfaqte e të shihnin dritën e botimit.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

Edison Ypi shpërthen ndaj atyre që shajnë protestuesit në çadër: Nënat ku**a, motrat prostituta, bijat baxhella...

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com