Reperi nga Kosova Antwa, i cili prej vitesh është zhvendosur në Zvicër ka folur së fundmi rreth jetës së tij dhe të shkuarës problematike.
Reperi u zhvendos në shtetin zviceran pasi u njoh me ish-gruan e tij me të cilin u bë babai i tre fëmijëve, i një djali dhe i dy vajzave.
Kokainë kam përdorur. Kam menduar që të humbas mendjen, të harroj problemet. Por u them të rinjve se nëse duan të bëhen përdorues të narkotikëve, është mënyra më e keqe për të harruar problemet, veç ua shtojnë. Kokaina si lëndë narkotike është e shtrenjtë e duhet të fitosh për ta blerë.
E pastaj bëhesh i varur. Pastaj duhet me vjedh, me bërë gjithçka për të blerë kokainën. Mund të humbi familje, shoqëri e gjithçka pas përdorimit të drogës. Aty nisin sherret, therjet, plagosjet të gjitha gjërat. Kam pasur shumë probleme. Jam bërë shumë agresiv dhe kam bërë shumë probleme.
Ti nuk ke faj për diçka që më ka ndodhur mua, e unë të afrohem e të them ti duhet të më dëgjosh mua, po ti s’ke pse të më dëgjosh mua. Kam qenë 2 vite konsumues i drogës. Më kanë humbur shumë gjëra. Jam artist, reper, e mund të kisha qenë shumë lart, por më ka humbur orientimin e jetës.
Është momenti kur mbyllesh në një dhomë e pyet “ku jam, çfarë po bëj”, se nuk kam qenë kështu. Pse duhet ta bëj? Kam fëmijë, kam familje. I kam thënë vetes “Është e tepërt, boll më”. Nuk më ka ndihmuar askush. Mjeku ma i mirë i jetës tënde është vetja jote. Ti je psikologu ma i mirë i vetes tënde”, -tha ai.
Më pas ai zbuloi se prej katër vitesh nuk ka takuar fëmijët e tij për shkak se ish-bashkëshortja e tij nuk e lejon që t’u afrohet atyre dhe se u ka folur keq për të. Madje reperi shtoi se ka menduar edhe të vrasë veten, por besimi në Zot, fëmijët dhe familja, kanë bërë që ai të largojë këto mendime.
Arsyet e ndarjes apo debateve me ish-bashkëshorten sipas tij kanë qenë mentaliteti dhe muzika. Ajo nuk ka pasur dëshirë që Antwa të merret me muzikë.
“Shkova për shkak të dashurisë, se nuk doja të ikja jashtë. Ish-bashkëshortja nuk donte të jetonte me mua në Kosovë. Nuk e gjeta kurrë veten në Zvicër, edhe pse jam këtu. Moskuptimi.
Ajo donte shumë me ju përshtat jetës që është mësuar ajo. Unë jam rritur me një tjetër frymë në familjen time. Nuk isha adoptuar me të, bëmë që të dy gabime dhe erdhëm në këtë pikë që jemi.
Dhunë psikike ka pasur, të dy njëri-tjetrit. Dhunë fizike nuk ka pasur. Doja të ndahesha më herët, por e vazhdova për fëmijët, ajo nuk i ka respektuar dhe dashur kurrë familjen time”.
Më pas Antwa shtoi se ish-gruaja e ka denoncuar që ai të largohet nga Zvicra. Por ai ka marrë vizë tjetër pasi po lufton për fëmijët e tij.
“Edhe shpirtin ma marrin, unë sërish do rri këtu për fëmijët e mi. U bënë katër vite pa takuar fëmijët e mi. Kam shkuar, më kanë mohuar pasi nëna e tyre u ka folur keq. Kam rrezikuar, iu jam afruar. Ata më kanë mohuar pasi nëna e tyre i ka mbushur me mllef. Nëse unë jam i keq, ajo nuk duhet t’u flasë keq fëmijëve për mua.
Nuk po shoh ligj këtu, Zvicra që ka ligje strikte. Nëse ajo me krejt fuqitë mundohet me i ndalu, unë duhet me i taku. Për Vit të Ri isha në Kosovë e kur u ktheva më arrestuan se nuk kisha paguar detyrimin për fëmijët.
Më kanë mbajtur 33 orë në burg dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë duhet me sakrifikuar, me bërë burg dhe ajo të rrijë shumë rehat” – tha Antwa.
Në fund ai u bëri edhe një thirrje 3 fëmijëve: “Babi po lufton dhe do luftojë gjatë gjithë kohës. Ju dua me shpirt e me zemër. E nxjerr shpirtin, krejt organet i jap, ata janë fëmijët e mi”.