• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gledis Nano takon kreun e policisë izraelite, në fokus forcimi i bashkëpunimit

09:42 : 29/06/2022
në AKTUALITET

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael. Gjatë qëndrimit atje, Drejtor Nano zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai, njofton policia, që jep dhe detje nga takimi.

Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael.

Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive, për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai, u shpreh: “Ju përgëzoj për kurajon dhe vendosmërinë që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, për bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe për sfidat që keni marrë përsipër, para qytetarëve të vendit tuaj dhe partnerëve, për të luftuar me profesionalizëm dhe zero tolerancë, tentativat për kultivim të kanabisit dhe trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe terrorizmin.

Gjithashtu, ju shpreh mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar, gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Izrael. Dua t’ju garantoj se do keni mbështetjen absolute të Policisë dhe të agjencive të sigurisë izraelite, për të arritur rezultatet e dëshiruara drejt qëllimit të përbashkët, krijimit të një klime të qetë dhe të sigurtë për qytetarët e të dy vendeve dhe më gjerë.”

Lexo edhe:

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar homologun e tij, për të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga Policia e Izraelit.

Nano theksoi: “Dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit shqiptar është e aftë profesionalisht dhe ka të gjitha kapacitetet, për të luftuar përkrah policive homologe, krimin e organizuar, krimin kibernetik, pastrimin e parave, korrupsionin dhe terrorizmin. Sfidat që kam marrë përsipër janë pikërisht këto prioritete të përbashkëta që nuk njohin kufij dhe që kanë në themel garantimin e rendit e sigurisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët tanë”.

Vizitat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të zhvilluara së fundmi në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, tregojnë rëndësinë që Policia e Shtetit i kushton luftës kundër fenomeneve kriminale, të cilat kanë shtrirje globale, si dhe angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me partnerët, në realizimin e prioritetit të përbashkët, për goditjen me zero tolerancë, të krimit të organizuar.

Etiketa: gledis nanopoliciapolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

12:13 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Gjenden mbi 16 mijë rrënjë kanabis dhe 320 kg në proces tharje! Asnjë i arrestuar

11:02 : 03/08/2025
AKTUALITET

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet i riu

10:18 : 03/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

12:48 : 02/08/2025
Para

Slogani i protestës së 7 korrikut: Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua

TË GJITHA

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

12:10 : 05/08/2025

“Bankers” / Nis seanca në Apel, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë ndryshim mase sigurie 

12:04 : 05/08/2025

Abuzuan me fondet, dërgohen në gjyq ish-presidenti dhe zv.presidentja e Urdhrit të Stomatologut

11:52 : 05/08/2025

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

11:29 : 05/08/2025

Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT

11:25 : 05/08/2025

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

11:11 : 05/08/2025

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

11:02 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com