Spanja ka kaluar në avantazh në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës. Pas 90 minutave të kohës së rregullt që u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0, “La Roja” ka gjetur golin në pjesën e parë të shtesës.
Në minutën e 105-të, pas një krosimi në zonë, topi mbeti i lirë brenda 16-metërshit dhe përfitoi Ferran Torres, i cili reagoi shpejt duke goditur fort dhe duke tundur rrjetën e portës argjentinase.
Ky gol i jep Spanjës avantazhin 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey, ndërsa Argjentina tashmë kërkon reagimin në minutat e mbetura për të mbajtur gjallë shpresat për trofeun e Botërorit.














