• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e pronave në Durrës, SPAK çon për gjykim ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të tjerë. Sekuestrohen 687 mijë m² tokë

16:38 : 30/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë të pandehur, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësie dhe ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme rreth 687,798 metra katrorë tokë shtetërore në zonën bregdetare të Durrësit.

Sipas SPAK, skema kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, të cilët, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, falsifikuan dokumente pronësie dhe regjistruan prona shtetërore si private, duke përvetësuar pasuri me një vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.

Për këto prona është vendosur masa e sekuestros preventive.

Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen si më poshtë:

Aleksandër Laho (alias Rumi) – konsiderohet një nga drejtuesit e grupit kriminal. Akuzohet për: Mashtrim të kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

Vullnet Muça (alias Vullnet Kondi/Vullnet Muharremi) – i konsideruar bashkëdrejtues i skemës. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Grup të strukturuar kriminal.

Agron Bejdolli – sipas SPAK ka shërbyer si koordinator dhe ekzekutues i skemës. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vlash Brahja – i përfshirë në disa episode konkrete të tjetërsimit të pronave. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Artur Isaku, jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mikel Zaho, jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ermira Avdyli, ish-specialiste e arkivës në ish-ZVRPP Durrës, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh nga personi që ka detyrë lëshimin e tyre, në bashkëpunim.

Urim Agasi akuzohet për: Mashtrim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar të ardhurat nga shitja e pesë pronave me sipërfaqe totale 72 mijë metra katrorë të regjistruara me dokumente të falsifikuara.

Si funksiononte skema

Sipas hetimeve, Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça identifikonin prona shtetërore ose të papretenduara në zonën Shijak–Kepi i Rodonit dhe përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) i regjistronin ato si prona private.

SPAK thotë se grupi bashkëpunonte me punonjës të Kadastrës për të siguruar dokumente origjinale nga arkiva, të cilat më pas falsifikoheshin dhe integroheshin në sistemin e regjistrimit.

Në vijim prodhoheshin certifikata pronësie, harta, referenca dhe dokumente të tjera të falsifikuara, ndërsa pronat përfundonin të regjistruara në emër të personave të besuar dhe më pas shiteshin te investitorë.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu manipulime në regjistrat kadastralë dhe në regjistra historikë të viteve 1929–1957, me qëllim krijimin e titujve të rremë të pronësisë.

Sipas SPAK, provat e siguruara nga komunikimet në platformën SkyECC, ekspertimet digjitale, dokumentacioni i sekuestruar dhe gjurmët elektronike në sistemin e Kadastrës provojnë rolet e të pandehurve në këtë aktivitet kriminal.

Nga hetimet rezulton se përmes kësaj skeme shteti është zhveshur në mënyrë të paligjshme nga pronësia e të paktën 687,798 metra katrorëve tokë në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit të Durrësit. Një pjesë e këtyre pronave është shitur te persona të tretë.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pronat e dyshuara, me një vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.

SPAK bën të ditur se hetimet vijojnë në një procedim të ndarë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe fakteve të reja penale.

Etiketa: aleksander lahospakVullnet Muça

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
Para

Aksidenti tragjik me dy të vdekur, 15 janë të plagosur mes tyre dhe fëmijë! Një në gjendje të rëndë!

TË GJITHA

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026

Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme

19:49 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet