• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alimehmeti: Autizmi nga mosha e madhe e prindërve dhe ndotja ambientale, jo vaksinat e fruthit

15:47 : 11/05/2026
në AKTUALITET, SHENDETI

Ekziston dyshimi tek shumë njerëz se autizmi ka ardhur si pasojë e vaksinave të fruthit.

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti, në “Aldo Morning Show”, ka sqaruar se ky pretendim është i gabuar.

Ai thekson se vaksina kundër fruthit është përdorur për dekada dhe ka qenë shumë efektive, duke e bërë Shqipërinë një vend pa fruth për një periudhë. Më pas, në vitin 2018, vendi përjetoi një epidemi të madhe dhe u raportuan shumë raste në OBSH, gjë që solli humbjen e statusit si vend pa fruth.

“Si popull kemi qenë shumë të vaksinuar ndaj fruthit. Kujtoj edhe një herë, vaksinë që e njohim prej shumë dekadash, ia dimë gjithçka dhe pluset dhe minuset. Ishim një vend zyrtarisht pa fruth. Gjatë viteve, në 2018, kemi pasur epidemi të madhe. Kemi raportuar 1 mijë e 468 raste në OBSH nga Shqipëria. Që të jemi të qartë, kur raportojmë 1 mijë e 468 raste nga Shqipëria, janë shumë më tepër se sa aq dhe neve na u hoq statusi i vendit pa fruth. Ne jemi zyrtarisht vend me fruth, njëkohësisht iu hoq Greqisë, Anglisë, pra ta kuptojmë që nuk është një problem vetëm i yni“, tha ai.

Lexo edhe:

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

Mjeku shpjegon se rënia e vaksinimit nuk lidhet me arsye shkencore, por me frikë të krijuar nga një studim i vjetër dhe më pas i tërhequr, i cili sugjeronte një lidhje mes vaksinës dhe autizmit. Sipas tij, ky pretendim është hedhur poshtë nga studime të shumta me miliona fëmijë, të cilat nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes vaksinave dhe autizmit.

“Ndërkohë ka rënë shumë vaksinimi. Pse? Dhe ta themi pse, është një frikë e bazuar në asnjë lloj argumenti se kjo ka qenë risk… ka qenë publikim i vjetër, i vogël, i cili u tërhoq se ishte i parregullt nga ana shkencore, ku mendohej se kjo vaksinë ishte e lidhur me autizmin. Më kupton që kjo është një sëmundje tejet e rëndë dhe duhen kuptuar prindërit që rezervohen. U hodh bota menjëherë, se ishte një flamur i kuq kur doli ky studim dhe janë studiuar miliona e miliona fëmijë dhe u pa që këto të dyja s’kanë asnjë lidhje. Tani, e heqim këtë nga ana shkencore, ta flasim pak nga ana praktike? Ne, brezi ynë, kemi qenë të gjithë të vaksinuar. Nuk na pyeste njeri asokohe, do ti, s’do ti, të vinte, të ngulte gjilpërën dhe mbaronte punë. Sa ishte autizmi atëherë? Duhet të jenë në moshë të rritur ata sot, ku janë, pse s’janë? Sepse nuk lidhej me vaksinën, ka lidhje me diçka tjetër. E dyta, gjatë viteve vaksinimi ka rënë, autizmi çfarë ka bërë, ka rënë apo ka shtuar? Ka shtuar. Nëse shkaku do të ishte vaksinimi, atëherë rënia e vaksinimit do të shoqërohej me rënie të autizmit. Ndërkohë, ne shohim të kundërtën“, tha ai.

Më tej, ai argumenton se në praktikë, autizmi nuk ka rënë edhe pse vaksinimi ka rënë, gjë që sipas tij tregon se nuk ka lidhje shkakësore mes tyre. Përkundrazi, ai përmend faktorë të tjerë të mundshëm si rritja e moshës së prindërve dhe ndotja mjedisore, të cilat janë më të larta në zonat urbane ku edhe rastet janë më të shpeshta.

“Në zonat rurale ka shumë më tepër vaksinim se sa në zonat urbane. Në zonat urbane ka më pak vaksinim. Autizmi është i përhapur shumë më shumë në zonat urbane se sa në zonat rurale. Dalim tek e vërteta që njohim, se shohim që trendi është i kundërt. S’ka lidhje fare me vaksinimin. Kjo ka lidhje me dy gjëra: që njëri është problem i madh shoqëror, tjetri është problem i madh ambiental. Njëra është mosha e prindërve, ne fëmijët po i bëjmë gjithnjë e më vonë dhe këtu është edhe mosha e nënës edhe e babait, ndryshe nga sindroma Down që është nëna kryesorja dhe e dyta është ndotja. Ndotja e madhe ambientale. Dhe ku e kemi ndotjen më të madhe? Në qytete se sa në fshatra dhe me vite a na është rritur ndotja e ajrit? Na është rritur. Kështu që faktet i kemi shumë të qarta dhe studime të shumta e kanë provuar“, tha ai.

Etiketa: autizemIlir Alimehmeti

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

17:30 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

14:52 : 06/07/2026
AKTUALITET

Ku është Begaj? Alimehmeti: Presidenti ka humbur lidhjet me popullin shqiptar

22:51 : 22/06/2026
AKTUALITET

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

22:21 : 16/06/2026
AKTUALITET

Protesta/ Alimehmeti: Reagimet e Ramës tregojnë frikë!

18:02 : 16/06/2026
AKTUALITET

Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

15:59 : 01/06/2026
Para

Djath i skaduar për bebe në raftet e Bio Ju, AKU në gjumë

TË GJITHA

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş