• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Biznesmeni’ që u mor peng është bosi i call center-ave Florian Sula!

17:06 : 13/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin, lihen në burg dy të rinjtë, “kyçin gojën” në gjykatë

“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së

I ashtuquajturi biznesmen ndërtimi, të cilin e morën peng në zemër të Tiranës më 31 mars, dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza, 28 dhe 25 vjeç, dhe djali i xhaxhait, Hysen Neza, 33 vjeç, me qëllim për t’i marrë 2 milionë euro, në fakt është bosi i call centrave Florian Sula, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim.

(Florian Sula)

Pengmarrja e Florian Sulës është një akt kriminal, me sa duket i kryer nga një grup kriminal, por nga ana tjetër, edhe Florian Sula u ka zhvatur miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit të shumfishtë me pasoja të rënda. Krahas arrestimit të pengmarrësve, policia duhet të nisë një hetim edhe për Florian Sulën, si u bë biznesmen pa mbushur 30 vjeç, çfarë biznesh ka dhe në emër të kujt i ka, cili është burimi, me çfarë aktiviteti është marrë etj.

Kush është Florian Sula?

Një nga anëtarët e bandës së padukshme të Amant Josifit dhe Flladi Malajt është pikërisht Florian Sula nga Divjaka e Lushnjes, ende aktiv me celulat call center, por i angazhuar në pastrimin e parave me ndërtime në bregdet. Për shkak të aftësive të tij menaxheriale dhe njohurive në kompjuterike, Florian Sula u kthye në një nga personazhet e nëndheshëm kyç të zhvatjes së miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimi të investimit të rremë në bursa.

Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, ndërsa i ka shpëtuar deri më sot të gjitha hetimeve të SPAK për grupet kriminale në fushën e mashtrimit. Mjeshhtri i Forex Florian Sula, derivat i Josifit, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.

Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista. Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.

Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë qetësisht paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me invesimet e rreme në bursa, duke pastruar në të njëjtën kohë paratë që janë produkt i aktivitetit kriminal, në bashkëpunim dhe kamuflim me disa biznesmenë të njohur.

Pengmarrja

Autorët Jurgen, Kevin dhe Hysen Neza mësohet se kanë monitoruar me kujdes të gjitha lëvizjet e kryera së fundmi nga Florian Sula, i kthyer rreth 2 muaj më parë në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku Sula ishte duke pirë një kafe. Sapo është larguar nga lokali dhe ka shkuar drejt makinës, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.

Ata u prezantuan si agjentë të BKH-së dhe përmes këtij mashtrimi, e detyruan të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt.

1776085845_pengmarrjatirane.jpg
Momenti kur makina e autorëve largohet në drejtim të Durrësit

Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

1776085828_pengmarrjatirane.jpg

Sula është mbajtur gjithë natën në magazinë në Xhafzotaj, duke u dhunuar dhe më pas në mëngjes është lënë i lirë, me qëllim që të shkonte të merrte paratë për t’ua dorëzuar. Menjëherë pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen, duke i vënë në lëvizje për kapjen e autorëve. Identifikimi është bërë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku kanë kaluar pasi gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”. Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare“, njoftoi Policia.

Pas kallëzimit të biznesmenit, Policia e Tiranës organizoi operacionin “Hijet”, në të cilin u arrestuan njëri prej vëllezërve, Kevin Neza dhe kushëriri, Hysen Neza, ndërsa në kërkim u shpall Jurgen Neza.

1776079866_operacionipolicorhijet.jpg
Momenti i arrestimit të një prej autorëve

Policia gjeti dhe sekuestroi 5 automjete luksoze, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme, të cilat do t’i shërbejnë në vijim hetimit për të zbardhur ngjarjen e rëndë./ Prapaskena

Etiketa: biznesmen ndërtimiFlorian SulaHysen Nezakevin neza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin, lihen në burg dy të rinjtë, “kyçin gojën” në gjykatë

13:01 : 16/04/2026
AKTUALITET

“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së

15:48 : 13/04/2026
Para

E rëndë në Ferizaj, punëtori rrëzohet nga objekti i ndërtimit dhe ndërron jetë

TË GJITHA

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom