• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ne makinë me mikun e Licëve, zbardhet dëshmia e Ervis Babës: Nuk e njoh kush ishte, më ngriti dorën dhe e mora…

11:23 : 11/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar disa ditë më parë nga Policia në Shkodër, ku objektiv i ndërhyrjes ishte kapja e Bajram Bregut, i njohur edhe me nofkën “Barush”, i njohur ndryshe si mik i fisit Lici.

Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas raportimeve, Bregu po udhëtonte në një automjet që drejtohej nga 43-vjeçari Ervis Baba, ku në mjet ndodhej edhe një 17-vjeçar. Patrulla e forcave “Shqiponja” u ka bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka shtuar shpejtësinë.

Dyshohet se në një rrugicë të lagjes Kiras, Bajram Bregu ka zbritur nga makina dhe, teksa po largohej me vrap, ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë, me qëllim për të kanosur efektivët e policisë. Pas kësaj, ai është larguar duke përfituar nga rrugicat dhe oborret e brendshme të zonës, duke arritur t’i shpëtojë kapjes.

Menjëherë pas ngjarjes, policia rrethoi zonën dhe nisi kontrolle, ndërsa në pranga përfundoi drejtuesi i automjetit, Ervis Baba. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë njohje me personin e dyshuar.

Lexo edhe:

Të shtënat me armë në Shkodër, kush është i shumëkërkuari që u shpëtoi “nga duart” policëve

Sipas dëshmisë së tij, 43-vjeçari ka deklaruar se e kishte marrë rastësisht në makinë një person që i bëri shenjë në rrugë.

“Një person më ngriti dorën teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora, por nuk e di kush ishte. Nuk e njoh dhe nuk kam lidhje me të. Nuk e di nëse ishte Bajram Bregu apo dikush tjetër”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Ndërkohë, 17-vjeçari që ndodhej në automjet nuk ka dhënë asnjë sqarim për ngjarjen, duke zgjedhur të mos flasë gjatë marrjes në pyetje.

Gjatë kontrolleve në vendin e incidentit, policia sekuestroi një gëzhojë plumbi dhe një pistoletë me karikator, e cila u gjet pranë zonës ku dyshohet se ndodhi ngjarja. Megjithatë, ekspertiza paraprake ka treguar se gëzhoja e gjetur nuk përputhet me armën e sekuestruar, çka ka ngritur dyshime se i dyshuari mund të ketë pasur edhe një armë tjetër me vete.

Bajram Bregu vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij më herët janë regjistruar edhe procedime të tjera për vepra penale.

LEXO EDHE:

Të shtënat me armë në Shkodër, kush është i shumëkërkuari që u shpëtoi “nga duart” policëve

Etiketa: bajram bregu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtënat me armë në Shkodër, kush është i shumëkërkuari që u shpëtoi “nga duart” policëve

17:16 : 09/03/2026
Para

"S'dua të ndërhysh..."/ Debatet në prime, kriset miqësia mes Gimbos dhe Mateos

TË GJITHA

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

20:03 : 15/07/2026

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş