• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”, historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

21:58 : 04/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lezha, një ndër qytetet që dikur nuk vuante nga fenomeni i gjakmarrjes, duket se po i dorëzohet këtyre normave.

Një seri vrasjesh ende të pazbardhura, por që kanë shkaktuar dhjetra viktima, mendohet se kanë si motiv pikërisht gjakmarrjen.

Pjetër Gjoka është kryetar i misionit të pajtimit të gjaqeve për Lezhën. Ai mban statistika dhe viziton derë më derë të gjithë ata që kanë konflikte, nga më të lehtat deri te vrasjet. Ai thotë se fenomeni është përhapur frikshëm vitet e fundit.

“Akoma në Lezhë kemi 35 familje të ngujuara dhe të dëmtuara nga gjakmarrja, që misioni jonë i asiston”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Mark Pjetër Leshi është njëri ndër ata që është ngujuar. Ai e quan veten “një i vdekur mes të gjallëve”. Ndihet i sigurt vetëm kur është brenda mureve të shtëpisë. Prej 7 vitesh, kohë kur përfundoi burgun për vrasje, ai është ngujuar në shtëpinë e tij në Torovicë të Lezhës dhe mund të dalë vetëm deri në oborr.

“Unë rri këtu te shtëpia, qoftë edhe brenda shpeshherë; dal për cepet e shtëpisë, deri në oborr ma andej jo. Shpeshherë kur dal natën, se kam një fëmijë të sëmurë, më ikin edhe flokët nga frika”, u shpreh Mark Ndue Lleshi, i ngujuar.

Lexo edhe:

Porositi vrasjen e kushëririt/ Kush është Laert Hasalla, zbardhet saga e gjakmarrjes mes dy familjeve

E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, do më vrasin për gjakmarrje

Ai është djali i Pjetër Llesh Dodës, nga i cili u frymëzua personazhi i Dedës tek filmi “Rrugë të Bardha”. Familja kishte zbritur nga Domgjoni i Mirditës, 42 vite më parë.

Në qershor të vitit 2000, kur ndodhi ngjarja fatale, Marku po përpiqej të ndërtonte një jetë të re. Kishte tre fëmijë të vegjël, njërin prej të cilëve me aftësi të kufizuara, dhe punonte dy punë për të ndërtuar këtë shtëpi që të mbante familjen.

Me fqinjin, që më pas u kthye në viktimën e tij, Marku kishte pasur konflikte edhe më parë, pasi ai e kishte dhunuar. Konflikti ishte zbutur me ndërhyrjen e pleqësisë sipas Kanunit, por situata ndryshoi në qershor të vitit 2000. Marku pretendon se fqinji së bashku me të vëllanë e kthyer nga Italia e provokuan dhe fyen rëndë. Mëngjesin tjetër, pas një konflikti verbal me babain e tyre dhe kërcënimeve se do ta vrisnin, ai vendosi të ndërmarrë veprimin ekstrem.

“Vjen plaku i tyre dhe më te shtëpia, se erdha: ‘Të qes fare me kë ke, të vras!’ Shkoj në shtëpi, pregatitem, s’po vijnë, sillem në oborr se çfarë duan me bo këta. Thashë, dua të shkoj në punë e do më vrasin… Kjo ishte psikologjia ime e momentit, shkova aty dhe gjuata tre herë pikërisht mbi personin”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.

Fillimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, por më pas çështja u rikthye në apel dhe përfundimisht u dënua me 13.4 vite burg. Në total ai ka vuajtur fizikisht 8 vite e 9 muaj, pasi përfitoi ulje për sjellje të mirë dhe për punën e kryer gjatë qëndrimit në burg. Teksa ka mbyllur llogaritë me shtetin, familja e viktimës ka të tjera llogari, dhe Marku po vuan një tjetër “burg” sipas Kanunit: ngujimin.

“Është ai koncepti që shteti bën punën e vet, mu më ka borxh gjakun. Fenomeni i ngujimit është një fenomen i tmerrshëm dhe i ka ardhur edhe Lezhës që ta vuajë.

Është diçka shumë e tmerrshme: familja e mbyllur brenda pa pasur të drejtë të dalë jashtë, sidomos burrat pa të drejtë të integrohen në shoqëri, tek miku, dhe sigurisht edhe mjetet e jetës, dhe rëndohet familja e vrarësit, i cili është i ngujuar edhe pasi ka bërë burgun”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Sot Mark Lleshi është penduar për gjithçka që ka ndodhur. Ai thotë se gjithçka do të ishte shmangur nëse do të kishte pasur dikë afër që ta këshillonte.

“Unë desha një njeri që të më thoshte, Mark, mos e bëj këtë punë. Unë e quaj të keqe; duhet ta kisha lënë aty. Sot jam bërë pishman, ose më mirë, jam bërë pishman në moment. Punë e madhe që shau, kërcënoi, asgjë nuk duhet bërë”, u shpreh Mark Pjetër Lleshi, i ngujuar./Inside Story

Etiketa: gjakmarrjelezhe . ngujim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porositi vrasjen e kushëririt/ Kush është Laert Hasalla, zbardhet saga e gjakmarrjes mes dy familjeve

10:57 : 03/02/2026
Alban Gjidiaj
AKTUALITET

E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, do më vrasin për gjakmarrje

15:20 : 07/12/2025
AKTUALITET

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025
AKTUALITET

30 vite gjakmarrje, ngjarja që ndezi konfliktin mes fiseve Reçi-Bardhi

21:57 : 22/01/2025
AKTUALITET

Trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët e braktisin dhe të vdekur nga frika

13:49 : 05/01/2024
AKTUALITET

Ngujuar nga gjakmarrja, familja prej 4 vitesh jeton në kontejner

22:17 : 16/10/2023
Para

Turisti i huaj grabitet në mes të Lungomares, i marrin me forcë varësen nga qafa

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom