Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar në lidhje me projektvendimin e Këshillit të Ministrave mbi skanimin e investimeve të huaja.
Në një reagim zyrar, AmCham argumenton se drafti në fazë konsultimi paraqet një seri problemesh pasi nuk është plotësisht i përputhur me legjislacionin e BE-se dhe nuk garanton transparencë të mjaftueshme në procesin e shqyrtimit të investimeve.
“Nga analiza juridike dhe institucionale e projektvendimit rezulton se, në formën aktuale, ai paraqet një sërë problematikash thelbësore, të cilat rrezikojnë të krijojnë pasiguri juridike, të cenojnë parimin e proporcionalitetit dhe të dekurajojnë investitorët e huaj seriozë”,- theksohet në reagim.
Po ashtu Dhoma thekson se drafti në fazë konsultimi mund të krijojë pasiguri dhe dekurajim të investitorëve.
“Kriteret e vlerësimit të riskut duhet të jenë të përcaktuara qartë, objektive dhe të parashikueshme, në mënyrë që investitori i huaj të ketë siguri juridike dhe të mund të vlerësojë në mënyrë të informuar rrezikun rregullator”, thuhet më tej.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka parashtruar më tej se cilat janë ato hapësira që mund të kenë nevojë për përmirësim për ta bërë procesin e filtrimit të investimeve më pak kompleks, më transparent dhe më të qartë.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)















