Xhodi Skura, ishte banorja e cila u eleminua mbrëmjen e kaluar, nga gara e Big Brother VIP.
Xhodi ishte në nominim me Angelon, Senon dhe Lornës, dhe ishte banorja me më pak vota nga publiku.
Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të.
Ajo u shpreh se fitues i këtij edicioni do të jetë një vajzë.
“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, është shprehur Xhodi.














