Është zbuluar emri i dytë i opinionistit të “Big Brother Vip Albania 5”, që pritet të fillojë këtë të shtunë.
Mësohet se krah Arbër Hajdarit, i cili mban këtë post për të pestin edicion radhazi, do të jetë edhe Monika Kryemadhi.
“Reality Show” pritet të fillojë në orën 21:00, ndërkohë në media ka qarkulluar edhe një listë me 16 emra të show bizzit, që dyshohet se do të jenë banorë këtë edicion.
Emrat
. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).














