• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë dhe ikën në Itali

21:22 : 01/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 200 mijë dollarë të mbledhura në Tik-Tok dhe GoFundMe, me qëllim kurimin e Florjana Islamit, dyshohet se nuk janë përdorur për këtë qëllim. Denoncimin e bën Entela Domi, e cila pasi kontribuoi vetë dhe ndoqi nga afër rastin zbuloi, se fondet nuk përputheshin me realitetin mjekësor.

Pasi kërkoi shpjegim, ajo vetë u përball me sharje, ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale. Sipas Entelës, në mars 2025 u hap një GoFund për Florjanën, e shtruar në spital në Tiranë, pasi ajo vuante nga fibroza cistike dhe kishte nevojë urgjente për transplant mushkërie në Itali.

Ajo thotë, se 154 mijë dollarë u mblodhën përmes bankës dhe iu transferuan llogarisë së Florjanës, ndërsa 46 mijë dollarë të tjera u mblodhën nga të afërm dhe biznese. Në 8 prill, Florjana udhëtoi vetë drejt Italisë dhe u paraqit në urgjencë, ku u pranua për probleme me oksigjenimin.

“Unë jam Entela Domi, që po sulmohem prej 2 muajsh në rrjetin social Tik-Tok, pas një mashtrimi, që unë kam zbuluar, përsa i përket fondeve, që bëhen, lekët, që mblidhen për të sëmurët në rrjetin social Tik-Tok. Në mars të 2025 është hapur një “Go Fund” për një gocë nga Saranda, që quhet Florjana Islamaj.

Kam bërë një kontribut modest te ky rast, sepse më ka prek shumë, goca ishte në spital, jep e s’merr, sipas personave, që po mblidhnin këto lekë. Janë mbledh 200 mijë $, ku 154 mijë $ janë mbledh me Bankë, janë transferua te llogaria e gocës dhe 46 mijë $ janë mbledh nga persona të afërt, nga bizneset. Goca ishte në Tiranë e shtruar në atë kohë për Fibrozë Çistike edhe këto lekë u donin me patjetër, që sipas tyre, kishin fol në Itali dhe kishte nevojë urgjente për një transplant mushkërie”, denoncon Entela Domi.

Lexo edhe:

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

Entela, e cila komunikonte çdo ditë me mjekët si përkthyese, thotë se zbuloi që Florjana nuk vuante nga fibroza cistike dhe nuk ishte në listë transplantesh. Diagnoza e saj lidhej me probleme kronike të rrugëve të frymëmarrjes, të lidhura me mungesën e qimeve në hundë, një problem i lindur.

“Çuditërisht goca ka ardhur në Itali, me biletë avioni me 8 prill, ku është prezantua vetë në urgjencë, normalisht Italia nuk të refuzon. Kjo ka pas probleme me frymëmarrjen në atë kohë dhe kishte nevojë për oksigjen. Duke qenë se oksigjeni ishte i ulët, urgjenca e ka pranuar. Kam fol me mjekët, bëja përkthyesen dhe ditë për ditë zbuloja këto gjërat, që unë sot kam arrit, që është një rast mashtrimi 100%. Më vinin dhe letrat e spitalit, analizat, diagnoza më ka ardhur, që goca në fjalë nuk e kishte fibrozën cistike, nuk ishte as në listën e transplantit, nuk ishte diskutua.

Thjesht kishte një problem me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e qimeve në hundë dhe shumë e thjeshtë, që kjo të marrë infeksion në rrugët e frymëmarrjes, që e ka kronike, që nga lindja. Është ndjekur nga një spital shumë i specializuar në Milano, që është për pjesën e mushkërive. Ka pas psikologen, ka pas asistencën sociale, që nuk kishte nevojë për asnjë lloj gjëje, as për shpi, ka qenë e mbuluar 100%.

Goca është pajisur mbrapa me leje qëndrimi për kurim. Goca e refuzoi këtë pjesën e asistencës sociale. Di, që ka marrë një shtëpi me qira, sepse qëllimi ishte, që këto lekë të përdoren për gjërat personale dhe të transferohej në Itali”, shtoi denoncuesja.

Emisioni “Stop” u përpoq të marrim një qëndrim nga vetë Florjana Islamaj, por ishte e pamundur. Motra dhe vëllai i saj shmangën përgjigjet dhe refuzuan të japin sqarime.

“Stop” ka siguruar edhe dokumentacion zyrtar nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali në Itali, ku në të dyja rastet diagnoza e Florjanës rezulton të jetë problem kronik i rrugëve të frymëmarrjes, që kërkon trajtim afatgjatë, që është i mundur edhe në Shqipëri./Tv klan

Etiketa: GoFundmemashtrimTik Tok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

17:59 : 07/07/2026
AKTUALITET

Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 4 të arrestuar, procedohen 61 punonjës

14:05 : 03/07/2026
AKTUALITET

Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimit të Altin Hilës hapet fushatë në GoFundMe

10:08 : 03/07/2026
AKTUALITET

Çifti Dumani mashtrojnë sërish me mobilerinë “Luna”, 2800 € për një kuzhinë ‘fantazëm’

20:57 : 01/07/2026
AKTUALITET

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

21:24 : 30/06/2026
Para

Vrasja e Mondi Mëhallës/ Gazetarja: Viktima ka qenë nën hetim për armë dhe dokumente false

TË GJITHA

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş