• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronari i kompanisë “First Bar Limited” dhe i një hoteli luksoz në Londër, pasuritë e fshehura të Ceno Klosit

20:51 : 27/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

EMISIONI VETTING

Më 7 Qershor 2024, Klosi do të emërohej zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke qenë në konflikt interesi me detyrën pasi edhe sot e kësaj dite që Klosi është deputet vazhdon të jetë në konflikt interesi. Kjo pasi ai rezulton aksioner aktiv te kompania “First Bar Limited” dhe pronar i një hoteli luksoz në Londër të Britanisë së Madhe.

Nëpërmje burimeve konfidenciale “Vetting” ka siguruar informacione, të cilat zbulojnë se Klosi është njëri nga tre pronarët e një hoteli prestigjioz në Londër.

foto galeri

foto galeri

Lexo edhe:

SPAK sekuestron hotelin e famshëm “Zig Zag” në Jalë

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

“Biznesi në Mbretërinë e Bashkuar në të cilin Klosi zotëron 33% të aksioneve, First Bar Limited, ka në zotërim të drejtën e leasehold për një pub në Surrei- Foresters Arms në Hampton Uick, të cilën e bleu më 31 maj 2019 për 108 mijë paund”- tha një burim për Vetting.

Liz’hold (Leasehold) është një formë e marrjes me qira të tokës ose pronës, ku njëra palë blen të drejtën për të zënë tokë ose një ndërtesë për një kohë të caktuar.

Nga të dhënat në faqen zyrtare të kësaj prone të paluajtshme zbulohet se ky hotel me restorant dhe pub-i është krijuar në vitin 1861. Madje pas ndryshimit të menaxhimit te “The Foresters Arms” është ndryshuar pjesërisht dekorimi, ku kompania ka bërë investime të reja.

Nga dokumentet zyrtare zbulohen detaje të tjera për transaksionet e këtij hoteli, të cilat “Vetting” i ka siguruar nga Regjistri i Tokës ose “HM Land Registry”, i cili është pjesë e Departamentit për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet, që varet nga Sekretari i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar.

foto galeri

Në dokumentin e datës 20 mars 2022, kompania “First Bar Limited” konfirmohet si zotëruese e këtij hotel-pubi, me adresën fillestare të kompanisë. Aty evidentohet edhe shuma e blerjes së kontratës, e cila konfirmon transaksionin me vlerë 108 mijë paund.

Mosdeklarimi i këtij aseti në mënyrë specifike, e ka bërë Ceno Klosin subjekt të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive”, ku zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë në çdo rast pasuritë që ata zotërojnë sipas nenit 4, pika a të po këtij ligji.

Në asnjë moment nuk zbulohet ky aset nga Ceno Klosi në deklaratën fillestare në ILDKPKI-së, duke shtuar numrin e shkeljeve që ka bërë kreu i Tatimeve. Madje Ceno Klosi përsëri vit pas vit deklaratën e pasurisë, duke përsëritur edhe fshehjen e pasurisë, si ish-Drejtor i Përgjithshëm te Tatimet, si ish-zv.ministër te Infrastruktura dhe si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Por si nisën problemet e Klosit me kompanitë në offshoret e Londrës?

Në Janar 2019, Ceno Klosi do të bëhej një nga ortakët e kompanisë “First Bar Limited” me seli në Londër, së bashku me Redin Dokaj dhe Ritvan Dhamo.

Klosi zotëronte 33% të aksioneve, siç i ka edhe aktualisht sot që flasim, por problemet e tij me këtë kompani do të fillonin kur do të kalonte në krye të ish Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta.

Në formularin e dorëzuar te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Klosi nuk do të deklaronte se kishte përfituar kredi në 5 maj 2020 nëpërmjet kompanisë “First Bar Limited” nga bankat britanike.

Nga dokumentet zyrtare, ai nuk ka deklaruar Fondin e Përbashkët të kompanisë me vlerë 33 mijë paund për vitin 2020 dhe me vlerë 121 mijë paund për vitin 2021. Gjithashtu kompania ka patur llogari bankare me vlerë 18 mijë paund në vitin 2020, të cilat janë 4-fishuar në 72 mijë paund në vitin 2021.

Por ky është problemi më i vogël sepse gjërat u komplikuan kur bankieri nga Fieri vendosi të kalonte në krye të Administratës Tatimore. Ngelet mister se si Klosi ka pranuar të marrë një post, i cili me fshehjen e kompanisë do ta vendoste përballë shkeljeve të Kodit Penal.

“Vetting” ka zbuluar se Klosi nuk ka hequr dorë nga aksionet e kompanisë dhe të vetëdeklarimi i formularit të pasurisë.

Akoma më i paqartë ngelet fakti se pse Ceno Klosi nuk dha dorëheqjen nga aksionet e kompanisë në Londër, ku edhe sot e kësaj dite rezulton aksioner në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike. Sipas nenit 22, të këtij ligji, Ceno Klosit i ndalohet që të zotërojë aksione ose pjesë në kapital, si dhe çdo lloj përfitimi tjetër, që nuk buron nga zotërimi pasiv, nga shoqëritë tregtare.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme ka marrë çështjen e Bankers Petroleum dhe ka vendosur nën hetim edhe institucionin e Tatimeve, ku duhet theksuar se për rreth 4 vite, ky institucion është drejtuar nga deputeti Ceno Klosi, ndaj të cilit sa vijnë e shtohen dosjet në Prokurori, por deri më sot nuk ka asnjë masë pezullimi apo ndalimi nga SPAK.

Etiketa: ceno klosiFirst Bar LimitedhotelLonder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron hotelin e famshëm “Zig Zag” në Jalë

19:07 : 16/06/2026
AKTUALITET

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

13:20 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

16:30 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Qindra qytetarë protestojnë në Londër: Rama dhe Berisha në burg

14:36 : 06/06/2026
BOTA

Përleshje e frikshme mes të rinjve, në pranga nëntë persona në Londër

19:02 : 24/05/2026
AKTUALITET

Italiani gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës, detajet e para

12:35 : 28/03/2026
Para

Jo vetëm Artan Hoxha/ Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën "non grata"

TË GJITHA

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş