Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit, Francesk Shkambi dy ditë më parë në SHBA.
Sipas raportimeve, 44-vjeçari ishte i afërm i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.
Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.
Mediat amerikane raportuan se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 me orën lokale, të dielën, në verandën e restorantit Prime 7 në Commerce Toënship, ku Francesk Shkambi ishte menaxher dhe bashkëpronar.
Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërroi jetë më pas në spital.
Autoritetet amerikane thanë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte një konflikt të vazhdueshëm, por rrethanat e plota nuk janë bërë ende publike.













