Një banesë në Mat është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive qe pushtuan vendin mëngjesin e sotëm.
Uji ka mbuluar thuajse totalisht ndërtesën, ndërsa si pasojë është evakuuar familja me 7 anëtarë që banonte në të.
Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar këtë të martë problematika në shumë qarqe të vendit. Uji ka përmbytur rrugë e toka bujqësore, ndërsa janë djegur edhe shtëpi si pasojë e rrufeve.
Meteorologët kanë paralajmëruar se situata me motin pritet të jetë kritike, ndërsa në fundjavë parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.














