Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës duke përmbyllur një proces elektoral i cili për herë të parë nuk pati kundërshti.
Demokratët zgjodhën të mos kontestonin procesin duke mos u paraqitur në mbledhjen e KQZ-së.
Ky vendim i Celibashit i hap rrugë mbledhjes së Komisionit Rregullator i cili do të duhet të certifikojë rezultatin në tërësi, veprim që i hap rrugën nisjes së detyrës të pesë kryebashkiakëve.














