• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në dosjet e drejtësisë emri i Gilmandi Dani shfaqet për herë të parë në mesin e viteve 2000. Ai ndjek një jetë paralele me atë të Emiljano Shullazit, figura qendrore e grupit, për të cilin Prokuroria ka ngritur disa akuza të rënda ndër vite.

Nëse për Emiljano Shullazin, kishte nisur një hetim për dyshime të përfshirjes në linja të trafikut të drogës që në vitin 2003, madje edhe me dyshimet se ishte pjesë e një grupimi që njihej me herët si “Djemtë e Rrugës së Kavajës”, emri i Gilmando Danit shfaqet krah tij pak më vonë.

Për 15 vjet, nga viti 2006 deri në vitin 2021 Dani është dënuar 4 herë nga Gjykatat.

Dënimet e Gilmando Danit

Më 16 qershor 2006 dënohet nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 8 muaj burg për “armëmbajtje pa leje, sigurim i mjeteve për vjedhje” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Lexo edhe:

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

Më 11 maj 2012 dënohet nga Gjykata e Tiranës me një vit burg për “armëmbajtje pa leje”.

Më 22 shkurt 2016 dënohet nga Gjykata e Tiranës me 200 mijë lekë gjobë për “moskallëzim krimi”

Më 3 dhjetor 2021 dënohet me 12 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në shkurt të vitit 2006 Emiljano Shullazi arrestohet nga forcat speciale RENEA në një apartament në rrugën “Him Kolli”, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Blis”. Bashkë më të u arrestuan edhe Gilmando Dani, Dritan Hate dhe një vajzë që quhej Elona, e cila në atë kohë përflitej si e fejuara e tij.

Në apartamentin e Shullazit u gjetën disa armë të ndryshme dhe pasaporta e certifikata. Për armët dhe falsifikimin e pasaportës, Shullazi u dënua me vetëm dy vjet burg, pasi kërkoi gjykim të shkurtuar. Por teksa mbahej në paraburgim për këto akuza, një tjetër hetim paralel që po zhvillohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për një linjë trafiku heroine, u finalizua me operacionin “Identikit”.

Gjatë këtij operacioni, përveç Shullazit që ndodhej në qeli, u arrestuan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë edhe një ish-oficer të Antidrogës, që akuzohej për nxjerrje të sekretit hetimor. Sipas dosjes së Prokurorisë, grupi akuzohej se kishte trafikuar 350 kilogram heroinë. Drejtuesi i këtij grupi ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Turqia në Shqipëri, me destinacion final Italinë.

Akuzat ishin të rënda: “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizim, drejtim e financim i një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës” dhe “Kryerjen e krimit të trafikimit të narkotikeve nga pjesëtar të organizatës kriminale”.

Katër prej të pandehurve të dosjes u dërguan për gjykim, ndërsa Emiljano Shullazi dhe një tjetër prej të pandehurve nuk pranuan akuzat. Megjithatë, në janar të vitit 2009 të dy ata u dënuan me nga 13 vjet heqje lirie. Pa kaluar 10 ditë nga ky vendim, Shullazi vendos ta apelojë.

Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, vendos të prishë vendimin dhe të kthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në këtë fazë dy të pandehurit pranojnë vetëm akuzën e trafikut të drogës dhe kërkojnë gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e masës së dënimit.

Përfundimisht në tetor të vitit 2009 Emiljano Shullazi dënohet me 8.8 vite burg. Dënim që shumë shpejt i solli lirinë, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

Ndërkohë, miku i tij, njeriu më i afërt e i besuar, i konsideruar si krahu i djathtë, Gilmando Dani, kishte fituar me kohë lirinë. Gjatë kohës që Shullazi vuante këtë dënim, çdo “punë” tjetër jashtë zgjidhej nga Gilmando Dani.

Madje, më 15 gusht të vitit 2009 Prokuroria mori në pyetje Gilmando Danin, i cili për disa ditë po hetohej në lidhje me vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti më 7 gusht të atij viti. Dani ishte paraqitur vetë për të dhënë deklarime. Disa orë pasi ka dëshmuar ai është lënë i lirë pasi nuk u gjet asnjë provë që të ngriheshin akuza ndaj tij.

Më 21 prill të vitit 2011, 4 muaj pasi u lirua nga burgu, ku vuajti dënimin për trafik lëndësh narkotike, Emiljano Shullazi provoi sërisht qelinë për disa orë, pas denoncimit të dy deputetëve socialistë për prishjen e një takimi elektoral. Shullazi u ndalua nga forcat e policisë të Komisariatit nr.2, si personi që kishte penguar subjektin politik për zgjedhjet në organet përfaqësuese. Pas njohjes me akuzën dhe marrjes në pyetje, prokurori ka vendosur që Shullazi, në atë kohë 32 vjeç, të procedohej penalisht në gjendje të lirë. Hetimi i tij në gjendje të lirë u argumentua nga prokurori i gatshëm, me faktin se një vepër e tillë penale nuk parashikon arrest.

Por vetëm pak ditë më pas ai arrestohet. Emiljano Shullazi bashkë me grupin e tij prej 11 personash u prangosën më 8 maj të vitit 2011, vetëm disa minuta para se të mbyllej procesi i votimi në Komunën Farkë të Tiranës.

Një operacion i forcave të Policisë së Tiranës, bëri të mundur arrestimin e tij, në afërsi të Liqenit të Thatë. Në momentin e arrestimit policia sekuestroi dy makinat e blinduara, me të cilat ai lëvizte prej disa ditësh, antiplumb, tri pistoleta, tri thika dhe disa doza bimë narkotike.

Edhe pas këtij episodi, Shullazi lirohet disa muaj më vonë. Ndërsa ndalohet mbrëmjen e 8 nëntorit 2011, pasi bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, u kapën me maskë dhe armë në një makinë, teksa lëviznin në rrugën “Stavri Themeli”, tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Megjithatë Dani ka marrë autorësinë e pistoletës duke sjellë pafajësi për Shullazin.

Pas këtij momenti vjen një periudhë e gjatë qetësie, të paktën me organet e drejtësisë. Deri në vitin 2016 ata vijuan aktivitetin e tyre në liri, derisa erdhi momenti që i izoloi në qeli, ku Shullazi ndodhet edhe sot, ndërsa Gilmando Dani kishte përfunduar dëmin në vitin 2024 dhe ishte tashmë i lirë.

Emiljano Shullazi është prangosur pas mesnatës së datës 17 prill 2016, teksa mbahej i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në orën 01:30, oficerët e Krimeve të Rënda, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndaj Shullazit dhe dy personave të tjerë që po ashtu mbaheshin të shoqëruar.

Dy personat e tjerë që u arrestuan bashkë me të, ishin miku i tij, Gilmando Dani, si dhe kushëriri i tij, Blerim Shullazi. Ata kishin shkuar në Polici që të interesoheshin për Shullazin, por nuk janë lejuar që të dalin më, duke u komunikuar edhe atyre arrestimin.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tyre 4 akuza të rënda, disa prej të cilave nga denoncimet e të dëmtuarve, disa nga hetimet e kryera me metoda speciale që prej muajit shkurt të atij viti.

Ata akuzoheshin për “shkatërrim të pronës me eksploziv”, “shtrëngim me atë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”. /EMISIONI GJERAT TONA

Etiketa: emiljano ShullaziGilmando Danigjykata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

21:55 : 14/11/2025
AKTUALITET

U qëllua me 10 plumba në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Sheqerit

10:36 : 14/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arsenali i armëve në Nikël, shpallet në kërkim pronari! Lidhja me atentatin e Rinasit

10:05 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
Para

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com