Efektivi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i njohur edhe si “Sheqeri”, ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e Traumës, ku po mbahej në intubim prej 11 nëntorit.
40-vjeçari u qëllua me breshëri në atentatin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, pak pasi ishte kthyer nga Barcelona së bashku me mikun e tij Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani, 47 vjeç, humbi jetën në vendngjarje.
Shaljani u transportua në spital në gjendje kritike, pasi ishte qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.“, njofton policia.













