Qeveria Laburiste e Sir Keir Starmer e vënë nën presion prej opozitës konservatore dhe të Nigel Farage udhëheqës i partisë Reformë UK, po ndërmerr ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me pasoja të drejtpërdrejta tek shqiptarët në shtetin ishull.
Sekretarja e punëve të brendshme në Home Office Shabana Mahmood, prezanton të hënën ndryshime në ligjin e emigracionit duke nisur nga heqja e nënshtetësisë britanike e deri tek ndalimi shqiptarëve të larguar vullnetarisht apo dëbuar nga Britania e Madhe për tu rikthyer me viza të rregullta.
Nëse në të shkuarën nuk hiqej nënshtetësia e britanike e fituar përmes mashtrimit për ata që kishin fituar lejen e qëndrimit me amnisti, ku rregull shfuqizohet.
Ndryshimi i ri ligjor parashikon se mund të hiqet shtetësia britanike edhe për ata që e morën nëpërmjet amnistisë gjatë periudhës, 2003–2006, nëse ka pasur mashtrim me identitet.
Personat që marrin njoftimin për nisjen e heqjes së nënshtetësisë nga momenti marrjes së njoftimit kanë 14 ditë kohë për të apeluar.
Një tjerë masë shpresuese parashikon se duke nisur prej 11 Nëntor 2025, ata që kanë hyrë ilegalisht ose kanë thyer vizën do të marrin refuzim automatik dhe ndalim hyrjeje për 1–10 vite, edhe nëse largohen vullnetarisht.
Shqiptarët të cilët kanë hyrë ilegalisht në Angli dhe nuk kanë patur leje qëndrimi nëse vendosin të largohen vullnetarisht duke prerë vetë biletën e avionit, do tu ndalohet hyrja për 12 muaj nëse aplikojnë për vizë.
Në rastet kur shqiptarët dëbohen përmes fluturimeve të përjavshme me avionë drejt Tiranës, të paguar nga Home Office, ndalimi për të hyrë me vizë është dy vjet.
Një tjetër masë shtrënguese është për ata të cilët kapen duke hyrë në Angli me pasaporta të falsifikuara. U ndalohet hyrja për 10 vite./TCH













