Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës ditën e sotme ku po mbahet aktualisht mbledhja e parë mes dy qeverive të dy vendeve.
Rama është filmuar nga paparacët teksa zhvillon një telefonatë me tone kërcënuese ku dëgjohet teksa bërtet me të madhe.
Siç shihet në videon e publikuar, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.
Burime jozyrtare pretendojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Damian Gjiknuri, por kjo nuk është konfirmuar.
Tonet e përdorura nga Kryeministri lënë të kuptohet për tensione të brendshme dhe përplasje për drejtimin e situatës politike brenda partisë.














