Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Institutit, të cilët u kapën me 2.2 kilogramë kokainë, lëndë e cila dyshohet se do të shitej në doza të vogla në zonën e Freskut.
Sipas burimeve nga policia, të arrestuarit janë kushërinj, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë publike për shkak të hetimeve në vazhdim.














