Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.
Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.
Agim Ismaili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe me datën 2 Tetor, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.
Sistemi i IT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) është hakeruar disa muaj më parë, ndërsa janë marrë dosjet nga kompjuterat e tre prokurorëve të posaçëm.
Për këtë ngjarje SPAK ka arrestuar dy persona, Zambak Gjonin ish drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj ish punonjës IMT si të dyshuar.














