Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic.
Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K dhe një fitore ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në play-off.
Sa i përket formacionit të mundshëm, pritet të mos ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ndeshjet e fundit.
Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.
Në mesfushë pritet treshja Asllani, Shehu dhe Berisha ose Laçi, ndërsa në sulm do të luajnë Broja, Manaj dhe një mes Uzunit apo Hoxhës.
Ndeshja zhvillohet në Andorrë dhe pritet me interes të madh, pasi fitorja mund ta çojë Shqipërinë një hap larg play-off-it të Botërorit.
Formacioni i mundshëm:















