Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur në SPAK.
Sipas burimeve, Rrumbullaku, pritet të pyetet nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit.
Në kohën e ngjarjes, Rrumbullaku mbante detyrën e drejtorit të rendit publik në Policinë e Shtetit.
Më herët, për të njëjtën çështje, janë marrë në pyetje edhe ish-drejtues të tjerë të policisë, mes tyre Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçi.













