Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”.
Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet kryesore fiskale dhe prioritetet që parashikon qeveria për vitin e ardhshëm.
Mbledhja u zhvillua në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit.
Sipas vendimit të grupit parlamentar të PD-së, asnjë deputet demokrat nuk do të marrë pjesë në komisione parlamentare derisa të merret një vendim zyrtar në mbledhjen e ardhshme të grupit, qe do te zhvillohet sot.














