Kanë dalë rezultatet e exit poll-eve, sipas të cilave kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së kryesojnë në komunat kryesore.
Në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të jetë kryetar për katër vitet e ardhshme, sipas exit poll-it të T7, duke marrë 52.8% të votave.
Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave.
Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka fituar kundër Ardian Golës së Vetëvendosjes, me 59.2% ndaj 40.8%, sipas të njëjtit exit poll.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së prin me 59.5%, duke mposhtur Taulant Kelmendin, i cili ka marrë 40.5%.
Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar me 55.5% të votave kundrejt 44.5% të Vetëvendosjes.
Ndërsa në komunën e Ferizajt, Arian Tahiri i PDK-së kryeson me 50.9%, ndërsa Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1%.














