Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, për rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën këtë të diel.
Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë edhe manualisht.
Procesi i numërimit po zhvillohet në QV 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj.
Në garë për këtë bashki janë Gramoz Sako, i PS-së dhe kandidat i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita.
Ndërkohë një ditë më parë u raportua se Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë. Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.
Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë.














