Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Vlorë.
39 vota janë për kandidaten e PS-së, Brunilda Mersini; 10 vota për kandidatin e pavarur të mbështetur nga opozita, Dionis Sota, dhe 7 vota për Gjergji Nikën, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në vitin 2023.
3 vota janë të pavlefshme nga kutia e parë e numëruar për Bashkinë e Vlorës. Kjo bashki shënoi pjesëmarrjen më të ulët nga të gjitha bashkitë e tjera, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në zgjedhje.














