Janë numëruar kutitë e para në Bashkinë e Tepelenës dhe atë të Beratit.
Raportohet se në qendrën e votimit 4359 në Nivicë, të Tepelenës 199 vota ka marrë Gramoz Sako, 6 Gabriel Guma, ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme.
Ndërsa në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga i pavaruri Pavllo Shkarpa 8 vota ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në Vlorë sapo ka nisur numërimi në KZAZ 85, gjithashtu sapo ka nisur procesi edhe në Cërrik, ndërsa pritet edhe Mati.














