• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit dhe ka nisur mbyllja e qendrave në 5 bashkitë e vendit: Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik.

334.539 mijë votues patën të drejtën e votës në të gjitha bashkitë e lartpërmendura, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, dhe orari zyrtar i mbylljes ishte ora 18:00.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë tepër e ulët, veçanërisht në qytetin e Vlorës. Deri në orarin zyrtar të mbylljes, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në 5 bashki ishte 18.72 % , ndërsa është vënë re një braktisje e kutive të votimit nga të rinjtë.

Ora 18:00

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote, në 352 nga 472 qendra votimi të raportuara morën pjesë 46,696 persona, ose 18.72% e zgjedhësve.

Lexo edhe:

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

Në Bashkinë e Matit pjesëmarrja ishte 39.36%, në Tepelenë: 34.63%, në Cërrik: 25%, në Berat: 19.98% dhe në Vlorë: 12.54%.

Ora 17:00

Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 18.55 %.

Nga të dhënat rezulton se Mati ka pjesëmarrjen më të lartë, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët.

Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim është 12.42 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 19.84 %, në bashkinë e Cërrikut 23.49  %, në Mat 39.99 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 32.21%.

Ora 16:00

Sipas raportimit të KQZ-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore është 17.36%.

Përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes deri tani e ka Bashkia Mat me 37,5%, e ndjekur nga Tepelena me 31,05%, Cërriku me 23,8%, Berati me 17,2% dhe në fund Vlora me 11,36% që vijon trendin e zakonshëm të saj me pjesëmarrjet e ulëta në votime.

Ora 15:00

Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 16.08%.

Nga të dhënat rezulton se Tepelena ka pjesëmarrjen më të lartë me 28.74%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët me 10.68%.

Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votim është 10.68 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 16.78 %, në bashkinë e Cërrikut 21.39  %, në Mat 35.32 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 28.76%.

Ora 14:00

Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ, deri në orën 14:00 votuan 13.82% e zgjedhësve ose 29 948 qytetarë.

Mati është bashkia me numërin më të lartë të pjesëmarrjes me 31.50% të zgjedhësve, ndërsa Vlora është bashkia me numrin më të ulët, ku kanë votuar vetëm 9.38% e zgjedhësve.

Mati ndiqet nga Tepelena ku kanë votuar 27.7% e zgjedhësve, ndërsa në Cërrik pjesëmarrja është 20.35%, në Berat 14.3%.

Nga të dhënat e ndara nga KQZ, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim i përkasin grumpmoshës plus 65. Vihet re një interes i ulët i të rinjve për të votuar.

Ora 13:00

Deri në mesditë, pjesëmarrja për të pestë bashkitë është 12.7 përqind, sipas QV-ve që kanë raportuar.

Bashkia Vlorë: 8.4 përqind, Bashkia Berat: 12.69 përqind, Bashkia Cërrik: 18.2 përqind, Bashkia Mat: 28.52 përqind, Bashkia Tepelenë: 24.44 përqind.

Nga ora 11:00 – 12:00

Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 12:00 ishte 10.82%. Pjesëmarrja më e lartë duket në Mat me 24.21% i ndjekur nga Tepelena me 21.27% ndërsa pjesëmarrja më e ulët është në Vlorë me 6.94%.

Ora 10:00

Pjesëmarrja deri në orën 10:00 ishte si më poshtë:

Berat – 5.39%, Vlorë -3.16 %, Cërrik -7.16%, Mat -12.43%, Tepelenë – 9.21%

Ora 8:00

Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 8:00 pjesëmarrja në pesë bashkitë është:

Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%. Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%. Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%. Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%. Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.

Ndërsa më vonë është raportuar për pjesëmarrje të ulët në Tepelenë fillimisht, pastaj në Vlorë.

Kandidatët në garë

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Partia Socialiste ka kandiduar Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Gramoz Sakon në Tepelenë, Florenc Dokën në Cërrik dhe Altin Bojnin në Mat.

Opozita e bashkuar nuk ka paraqitur kandidatë politikë, por ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur.

Në Vlorë, ajo mbështet Dionis Sotën, ndërsa në garë ndodhet edhe Gjergj Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në vitin 2023.

Për Bashkinë e Beratit, opozitarët mbështesin Pavlo Shkarpën, në Tepelenë garon Gabriel Guma, ndërsa në Cërrik janë në garë Amarildo Hoxha (i pavarur) dhe Eligert Hima, përfaqësues i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Në Mat konkurrojnë Eduart Brahilika (i pavarur) dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në PS.

Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

Problematikat

Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi procesi nisi me vonesë.

Në Berat, në një qendër votimi, kishte probleme me kamerat.

Në Cërrik kandidati i Shqipëria Bëhet ka ngritur shqetësime se po intimidohen votuesit.

Në Tepelenë, kandidati i pavarur Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.

Në Mat, qytetarëve u është zhdukur emri nga lista.

Në Vlorë, pajisja në një qendër votimi nuk njihte shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjenin regjistrat. Gjithashtu në po të njëjtën bashki, reshjet e shiut përmbytën rrugët dhe uji depërtoi në qendrat e votimit.

Etiketa: 9 nentorzgjedhje e pjesshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

19:12 : 09/11/2025
AKTUALITET

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

18:47 : 09/11/2025
AKTUALITET

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

17:28 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025
AKTUALITET

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

17:53 : 06/11/2025
Para

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

TË GJITHA

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

19:12 : 09/11/2025

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com