Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë.
Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.
Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë.
Ky fakt ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore:
Si mund të përfaqësosh një bashki, nëse nuk je pjesë e saj?
Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma, një emër që ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas.















