• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
në BOTA

Do të ketë shumë ngrohtësi në pritjen që presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i bëjë kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Shtëpinë e Bardhë më 7 nëntor, por përveç kimisë së fortë personale, të dy udhëheqësit do të kenë një listë të gjatë çështjesh për të cilat do të diskutojnë gjatë drekës së tyre.

Edhe pse prej kohësh i bashkon ideologjia dhe fjalët, dy udhëheqësit janë në anë të kundërta sa i përket politikës ndaj importeve të naftës ruse. Ndërkaq, planet që Orbani të mirëpresë Trumpin dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në një samit në Budapest për momentin janë lënë mënjanë.

Një përjashtim nga masat amerikane që synojnë të kufizojnë tregtinë me naftën ruse duket se është pikë kyç në listën e dëshirave të Orbanit në Uashington.

Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë raportoi se bisedat me burime brenda Qeverisë hungareze sugjeronin se ata mendonin se një marrëveshje për përjashtim nga masat ka gjasa të ndodhë. Ka një precedent evropian, pas vendimit të muajit të kaluar që përkohësisht të përjashtohet nga sanksionet dega gjermane e Rosneft-it.

Lexo edhe:

“Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët”, Trump: Duam që Nju Jorku të ketë sukses

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë.

“Ai ka kërkuar për një përjashtim. Nuk ia kemi dhënë… Viktori është miku im. Ai ka kërkuar një përjashtim”, tha Trump më 31 tetor për gazetarët që gjendeshin në aeroplanin presidencial amerikan.

Sanksionimi i naftës ruse

Muajin e kaluar, Uashingtoni njoftoi për sanksionimin e dy kompanive më të mëdha të naftës të Rusisë, Rosneft-in e kontrolluar nga shteti dhe LUKoil, në pronësi private. Sanksionet u vendosën në përpjekje për ta detyruar Putinin që të ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Ky veprim mund të ekspozojë ndaj sanksioneve dytësore ata që bëjnë biznes me këto kompani.

Përpara kësaj, Trump ka kërcënuar me tarifa dytësore shtetet që importojnë naftë të papërpunuar ruse. Në shtator, ai u bëri thirrje “të gjitha shteteve të NATO-s” që të ndalnin importet. Ai nuk përmendi Hungarinë, por muajin e kaluar një nga diplomatët e tij e përmendi Budapestin.

“Hungaria, ndryshe nga shumë fqinj të saj, nuk ka bërë asnjë plan apo nuk ka ndërmarrë asnjë hap aktiv për ta larguar veten nga furnizimet me energji ruse”, tha ambasadori i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker, në një intervistë për Fox News të publikuar më 27 tetor.

“Ka shumë planifikim që miqtë tanë në Hungari do të duhet të bëjnë”, shtoi ai, duke premtuar ndihmë të SHBA-së që të bëhen këto planifikime.

Orban nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për këtë çështje.

Kur u pyet së voni nëse sanksionet amerikane shkuan shumë larg, ai tha se “nga këndvështrimi hungarez, po”. Orban po ashtu ka deklaruar se ndalja e blerjeve të naftës do të ishte një “katastrofë” e cila do ta “gjunjëzonte” ekonominë e shtetit të tij.

Në një deklaratë më 5 nëntor, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, nuk e përmendi këtë çështje, ndoshta për të ulur pritjet për një marrëveshje në Uashington.

“Nuk kemi shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”

Në deklaratën e tij më 5 nëntor, Szijjarto tha se raportet dypalëshe po shijojnë “epokën e artë” dhe se bisedimet do të përqendrohen në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik, por nuk dha detaje. Hungaria nuk është partnere e madhe tregtare e SHBA-së. Sipas Byrosë amerikan të Regjistrimit, SHBA-ja ka pasur një deficit prej 9.4 miliardë dollarësh në vitin 2024, me eksportet për në Hungari që kapën vlerën e vetëm 3.2 miliardë dollarëve.

Një burim në Qeverinë hungareze i tha Shërbimit hungarez të REL-it se “ne nuk kemi edhe aq shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”, por shtoi se Orbani mund të pajtohet që të blejë gaz të lëngshëm natyror amerikan, pavarësisht se më parë e kishte konsideruar një mundësi të tillë si ekonomikisht jo të favorshme krahasuar me importet e gazit rus.

Kjo, plus disa blerje të vogla të armëve dhe bashkëpunimi me kompani amerikane në fushën e energjisë civile bërthamore, mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje “quid pro quo”( nga latinishtja: diçka për diçka) që përfshin një përjashtim nga sanksionet për naftën.

Delegacioni i Orbanit, me rreth 180 anëtarë, i cili do të udhëtojë me një avion të marrë me qira nga kompania hungareze Wizz Air, do të përfshijë disa ministra qeveritarë, udhëheqës të bizneseve dhe të tjerë.

Deklarata e Szijjartos po ashtu përmendi “paqen në Ukrainë” si një temë kryesore të bisedimeve dhe përsëriti ofertën që Budapesti të jetë vendtakimi i samitit. Por, siç është theksuar, shpresat që Orbani të mirëpres një takim Trump-Putin për momentin janë zbehur.

Qëndrimi i Orbanit ndaj Ukrainës ka qenë kryesisht i pandryshuar që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022: ai kundërshton mbështetjen ushtarake për Kievin dhe ka tentuar të pengojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kjo, dikur e ka bashkuar me Trumpin, por udhëheqësi amerikan ka shfaqur gjithnjë e më shumë zhgënjim ndaj mosvullnetit të shfaqur për kompromis nga Putini në bisedimet për paqe.

Më 22 tetor, Trump tha se “çdo herë që flas me Vladimir [Putinin], zhvilloj biseda të mira, dhe pastaj ato nuk çojnë askund”. Deklaratat e tij u pasuan me sanksione të reja ndaj naftës, një vendim që Putini e quajti “jomiqësor”.

Kundërshtimi i Orbanit ndaj anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimit Evropian mund të jetë ose mund të mos jetë temë. Në gusht, Bloomberg raportoi se Trump e kishte telefonuar Orbanin, duke i bërë thirrje që të ndalonte së bllokuari bisedimet për anëtarësim të Kievit.

Megjithatë, Szijjarto e mohoi këtë. “Dëshiroj ta bëj të qartë se asnjë telefonatë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur. Pikë”, tha ai.

Para vizitës së Orbanit, çështja ka rinisur të diskutohet. Kur u pyet më 4 nëntor nëse Trumpi kishte shprehur mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në BE, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “Donald Trump e mbështet Ukrainën si një anëtare e BE-së në të ardhmen”.

Duke folur përmes një përkthyesi, ai shtoi: “Ne po flisnim lidhur me bllokimin e disa pikave nga udhëheqësi hungarez. Dhe, unë e pyeta presidentin Trump nëse ai më mbështet në këtë çështje, që të na ndihmojë. Ai më tha se do të bëjë gjithçka që mundet”.

Po të njëjtën ditë, Orban u kundërpërgjigj në rrjetet sociale.

“Hungaria nuk e mbështet dhe nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në BE sepse kjo do ta sillte luftën në Evropë dhe do t’i dërgonte paratë e hungarezëve në Ukrainë”, shkroi ai.

Në një zhvillim të ndarë para takimit Trump-Orban, Kari Lake, ushtruese e detyrës së drejtoreshës ekzekutive të Agjencisë amerikane për Media Globale (USAGM), njoftoi më 5 nëntor Kongresin amerikan për vendimin për ndërprerjen dhe mosfinancimin e mëtejmë të Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë, me arsyetimin se “nuk është në linjë me interesat kombëtare të SHBA-së”.

Ky shërbim rinisi punën në vitin 2020 me urdhër të Kongresit amerikan.

Menaxhmenti i REL-it nuk ka komentuar për këtë zhvillim./REL

Etiketa: donald trumpViktor Orban

Lajme të lidhura

BOTA

“Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët”, Trump: Duam që Nju Jorku të ketë sukses

08:21 : 06/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
BOTA

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

21:26 : 05/11/2025
BOTA

Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak

22:11 : 03/11/2025
BOTA

Trump e kërcënoni, Maduro kërkon ndihmë ushtarake nga Moska

20:19 : 03/11/2025
BOTA

SHBA planifikon të dërgojë trupa në Meksikë! Trump përgatit operacion kundër karteleve të drogës

16:11 : 03/11/2025
Para

SHBA zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

TË GJITHA

Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit

11:15 : 07/11/2025

Brenda dy vitesh, tre përmetarë zhduken në të njëjtën rrugë! Asnjë gjurmë për fatin e tyre

11:12 : 07/11/2025

Të dielën zgjedhjet e pjesshme, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

11:05 : 07/11/2025

Noka: Teksa Gjykata Supreme e SHBA njeh vetëm dy gjini, Rilindja Sorosiste e Shqipërisë rrënoi familjen

11:00 : 07/11/2025

Po gërmonte për të ndërtuar një pishinë, burri gjen thesarin me vlerë 700 mijë euro në oborr

10:52 : 07/11/2025

Tuneli i Llogarasë dhe tuneli moral i shtetit: Afera Balluku si fotografia e vërtetë e pushtetit shqiptar

10:47 : 07/11/2025

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com