Ditën e sotme janë zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.
Si rezultat i aksionit, është arrestuar 22-vjeçari Daniel Buraj, ndërsa babai i tij, Sokol Buraj, është shpallur në kërkim. Nëna e të riut është vënë nën hetim për përfshirje të mundshme në veprimtarinë kriminale.
Dy punonjës të OSHEE-së, Ersid Çulaj dhe Ferdinand Dedaj, janë arrestuar për shpërdorim detyre, ndërsa dy kolegë të tyre janë vënë nën hetim.
Gjatë kontrolleve në banesat e përfshira dhe në një banesë të pabanuar të përshtatur për kultivim, policia ka sekuestruar: 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë; 515 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa; Municion luftarak dhe një armë të ftohtë (thikë); 49 llamba, 47 invertera, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri; 2 automjete dhe 9 celularë.














