Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore.
Mesa duket, premtimi se do të rrisë pensionet ishte një kamuflazh për atë që do pasonte. Rama i “përkëdhel” herë pas herë patronazhistët e tij të cilët punojnë fort në kohë zgjedhjes për të siguruar me hir ose me pahir vota për liderin.
“Ka një tjetër lajm të mirë, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror apo vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.
Kjo është politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 mln euro që në vitin e parë 2026 shumës që mandate i katërt do të vendosë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.”– tha Rama.














