Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën e kabllove elektrike dhe komponentë për sektorin e automobilave “Sews Cabind Albania”, në Bathore, ku një djalë 21-vjeç, Juris Becaj, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në orët e para të mëngjesit.
Një qytetare ka denoncuar se ambulanca është telefonuar disa herë, por nuk ka hapur telefonin, duke lënë të riun të humbasë jetën në lule të moshës. Ajo e përshkruan situatën si një dëshmi të dështimit të sistemit të shëndetësisë.
Qytetarja shton se, pavarësisht ngjarjes punëtorët vazhduan punën si të mos kishte ndodhur asgjë.
Kjo nuk është hera e parë që ambulancat e Skënder Bratajt nuk hapin telefonatat apo shkojnë me vonesë, teksa dhe respekti nga eprorët për punëtorin është zero në Shqipëri.
“Sot te Sews Cabind Albania ne bathore ka vdekur një djalë 21 vjeç, Juris Becaj, si pasoje e një arresti kardiak ne orët e para te mëngjesit. Është telefonuar ambulanca disa here dhe kulmi AMBULANCA NUK I KA HAP TELEFONIN. Ka mbyllur sytë ne lule te rinisë një djalë si drita sepse ambulanca nuk ka hapur telefonin, kjo është mjekësia jone. Si te mos mjaftonte kjo, pavarësisht tronditjes se madhe qe punëtoret kane pasur, atij djali nuk ju dha nderimi qe meritonte nga kompania dhe vazhduan punën si te mos kishte ndodh asgjë. Ju lutem postojeni dhe thuaju shqiptarëve zhdukuni nga ky vend i poshtër se nuk na lanë as nam as nishan. Po na vrasin ne lule te rinisë. Te mos hape ambulanca telefonin kulmi”, denoncon qytetarja për JOQ.














