• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

08:15 : 06/11/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financuan gjatë 9-mujorit 2025 me 9.61 miliardë lekë, (rreth 100 milionë euro) ose sa 69% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat e nëntëmujorit 2025 janë rritur me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë.

Rritja i atribuohet kryesisht dy kontratave infrastrukturore të mëdha Autostrada Milot–Morinë, me pagesa 277.8 milionë lekë më të larta se në 9-mujorin 2024 dhe Rruga Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës), me 171.9 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Sipas Ministrisë së Financave, kjo rritje lidhet me zbatimin e skedulit të pagesave të përcaktuara në modelet financiare të kontratave koncesionare përkatëse.

Lexo edhe:

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

Nga ana tjetër, për disa kontrata PPP është vërejtur rënie e pagesave krahasuar me vitin e kaluar. Një prej tyre është projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, që përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore në zonat “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

Pagesat për këtë kontratë gjatë 9-mujorit 2025 kanë qenë 347.8 milionë lekë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, çka lidhet me ritmin e zbatimit të planit të pagesave, megjithëse në terma vjetorë shuma e planifikuar për 2025 mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2024.

Për të gjithë vitin 2025 fondet buxhetore të planifikuara për mbështetjen e kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike–private (PPP) arrijnë në 13.93 miliardë lekë, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet kontraktore përkatëse. Nga kjo shumë, 8.34 miliardë lekë janë shpenzime korrente dhe 5.59 miliardë lekë për investime.

Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2024, që ishin 13.29 miliardë lekë, plani i vitit 2025 rezulton 4.77% më i lartë, ose rreth 634.6 milionë lekë më shumë./Monitor

Etiketa: koncesionePPP

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

11:14 : 30/08/2025
AKTUALITET

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

09:08 : 29/08/2025
Para

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita

TË GJITHA

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

10:52 : 06/11/2025

FOTO-LAJM/ Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

10:43 : 06/11/2025

Kalendari i projektbuxhetit 2026 miratohet me votat e mazhorancës, opozita kundër

10:43 : 06/11/2025

Ina Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët

10:39 : 06/11/2025

I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari (Emri)

10:26 : 06/11/2025

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit

10:21 : 06/11/2025

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com