Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish të paluajtshme në pronësi të shtetasve Arjan, Mirjana e Klevis Hyka, pasi dyshohet se këto pasuri janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Sipas organit të akuzës këto pasuri dyshohet të jenë përdorur nga këta persona për pastrim të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme të zhvilluara në Itali.
Hetimet
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Arjan Hyka., i arrestuar më parë në vitin 2016 me kërkesë të autoriteteve italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfitim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte në Shqipëri miliona euro të fituara nga trafiku i drogës. Këto para dyshohet se transportoheshin përmes linjave të autobusëve Itali–Shqipëri dhe shoferëve të kamionëve ndërkombëtarë.
Në qershor të vitit 2024, policia kapi në flagrancë dy shoferë të kompanisë “A.T.” sh.p.k., përkatësisht J.Xh. dhe A.L., të cilët po transportonin shuma të mëdha parash nga Italia drejt Shqipërisë. Njëri prej tyre u kap me 89.390 euro, ndërsa deklaroi se kryente këtë veprim kundrejt një përqindjeje të caktuar të shumës së dërguar.
Gjatë hetimeve janë zbuluar pasuri të shumta në emër të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe toka bujqësore në Fier, Tiranë dhe Vlorë, si dhe disa shoqëri tregtare të tipit sh.p.k.. Ndër to përfshihen shoqëritë “A.”, “A I”, “A T”, “A” dhe “M.T.” sh.p.k., për të cilat është vendosur gjithashtu sekuestrimi i kuotave.
Sekuestrimet
1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;
5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,
1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,
1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
4) Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të K. H:
1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:
1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;
3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;
4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;
5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,
Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.














