Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës ku një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
24-vjeçari banues në Kavajë, është arrestuar menjëherë nga forcat blu. Ai është shoqëruar drejt ambienteve të komisariat, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.














