Moti i keq me reshje intesive shiu që pushtoi vendin gjatë natës ka shkatuar problematika edhe në zonën e Shkodrës. Si pasojë e reshjeve, bëhet me dije se është bllokuar rruga e Dukagjinit pas rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve.
Raportohet se rruga është mbuluar nga dheu dhe gurët që kanë rrëshqitur nga shpati i malit, duke bllokuar totalisht qarkullimin. Sakaq banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, pasi rruga që lidh disa fshatra të thellë të Dukagjinit me qytetin e Shkodrës është jetike për lëvizjen dhe furnizimet.
	    	













